E Hënë, 2 Nëntor 2026

Autoritetet mberrijne ne Shqiperi pas zyrtarizimit te hyrjes ne NATO

Tiranë, 5 prill NOA – Autoritetet e shtetit kanë mbërritur para pak minutash në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas dhe janë pritur me ovacione nga zyrtarë si dhe një grup qytetarësh.

Më tej, eskorta e zyrtarëve të lartë të shtetit ka vijuar udhëtimin me automjete në drejtim të kryeqytetit.

Momentalisht, eskorta qeveritare po përshkon rrugën pranë Kasharit dhe pritet të ndalojë për t’u takuar me qytetarë.

Në të gjithë këtë segment rrugor, gjenden një numër i madh automjetesh me flamujt kombëtar, të NATO-s dhe ato të PD.

Ndërkohë rrugëtimi ka vazhduar në drejtim të Tiranës ku pranë vendit të quajtur “Zogu i ZI’, do të ketë një tjetër ndalesë për takime me qytetarët nga ana e kryeministrit të vendit.

Gjatë ndalesës në Rinas, Berisha ka folur për mediat kur tha se “sot është dita e lirisë, e dinjitetit kombëtar dhe e të ardhmes së sigurt”.

“Ne jemi të lumtur, që delegacioni shqiptar u ul për herë të parë në histori me udhëheqësit e vendeve më të lira si vend me të drejta të plota në NATO”, - ka vënë në dukje kryeministri Berisha.

“Unë i shpreh një mirënjohje të thellë të gjithë shqiptarëve, shpreh mirënjohje edhe për qeveritë dhe kombet anëtare të NATO-s, për SHBA-në dhe Presidentin Obama dhe për të gjithë ekspertët, zyrtarët dhe institucionet shqiptare që kontribuuan me përkushtimin që Shqipëria të arrijë këtë ditë historike”, - ka vijuar shefi i qeverisë.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›