Kryeministri dhe Kryetari i PSSH-së, Fatos Nano mori pjesë sot në procesin e votimit, sipas parimit "një anëtar një vote", për ngritjen e komitetit zonal elektoral të zones nr. 40 në Tiranë,

Kryeministri dhe Kryetari i PSSH-së, Fatos Nano mori pjesë sot në procesin e votimit, sipas parimit "një anëtar një vote", për ngritjen e komitetit zonal elektoral të zones nr. 40 në Tiranë, në selinë e Partisë Socialiste.
Pas votimit, duke iu përgjigjur interesimit të medias z.Nano u shpreh: "Për ne është një instrument i njohur dhe i rëndësishëm, sepse Partia Socialiste ka një demokraci të brendshme shumë të zhvilluar, ka një eksperiencë dhe traditë të konsultimit edhe nëpërmjet votës prej më shumë se një dekate me anëtarësinë e saj. Këtu parimi një anëtar një votë ka vlerë reale, ka vlerë reformatore, ka vlerë për progresin e vendit, ka vlerë për qeverisjen e vendit. ky ëhstë pricipi i vërtetë që ne përqafojmë si një nga urat e komunikimit me demokracitë moderne. Pra ky është parimi një anëtar një votë dhe jo një kryetar një anëtar". Z. Nano theksoi se ky parim do të zbatohet edhe në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë në momentin më të shpejtë që do të hyhet në një proces zgjedhor përtëritës.
Ndërsa përfaqësuesi i Institutit Demokratik Amerikan, i pranishëm gjatë këtij procesi, tha se "iemi shumë të kënaqur që Partia Socialiste po aplikon sistemin e një anëtar një votë. Ky duket si një fillim premtues dhe i rëndësishëm".