E Diel, 1 Nëntor 2026

- Zedhenesi i Kryeministrit - Siç jeni te gjithe ne dijeni, sot zhvillohet ne Athine ndeshja e futbollit ndermjet ekipeve perfaqesuese te Greqise e Shqiperise ne kuader te eliminatoreve te Kampion

- Zedhenesi i Kryeministrit -

Siç jeni te gjithe ne dijeni, sot zhvillohet ne Athine ndeshja e futbollit ndermjet ekipeve perfaqesuese te Greqise e Shqiperise ne kuader te eliminatoreve te Kampionatit Boteror 2006.

Me kete rast u bejme thirrje te gjithe sportdashesve shqiptare, kudo qe ata ndodhen, qe te deshmojne kulture te larte qytetare e atdhetare qe i karakterizon dhe te shfaqin vetepermbajtje kundrejt çdo akti provokues duke e shnderruar kete ndeshje ne nje shfaqje te vlerave te miqesise e fqinjesise midis dy vendeve e popujve tane.

Vleresojme qendrimin e autoriteteve te qeverise greke dhe me tej per gadishmerine e treguar per marrjen e te gjitha masave te nevojshme ne menyre qe te shmangen incidentet e panevojshme, te nxitura nga individe ose grupe individesh keqdashes, siç ishte rasti i djeshem gjate ndeshjes se ekipeve Shpresa te dy vendeve tona.

Duke ju uruar ndeshje te suksesshme djemve te kombetares sone, deshirojme qe ata sebashku me futbollistet greke te percjellin te te gjithe sportdashesit, brenda e jashte stadiumit, mesazhet e paqes, miqesise e qyteterimit dhe vlerave europiane te popujve tane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›