Kryeministri dhe Qeveria e Shqiperise pershendesin zgjedhjet e zhvilluara dje ne Kosove si nje hap te rendesishem per te ardhmen e saj drejt standarteve euroatlantike. Mjedisi i qete, i sigurt dh

Kryeministri dhe Qeveria e Shqiperise pershendesin zgjedhjet e zhvilluara dje ne Kosove si nje hap te rendesishem per te ardhmen e saj drejt standarteve euroatlantike.
Mjedisi i qete, i sigurt dhe demokratik i cili u reflektua qarte ne keto zgjedhje eshte nje shenje e forte e vetedijes qytetare ne Kosove dhe e vizionit te tyre per nje te ardhme drejt progresit dhe demokracise.
Keto zgjedhje gjithashtu jane te rendesishme jo vetem per Kosoven por dhe per paqen,stabilitetin,sigurine dhe prosperitetin e gjithe rajonit ne rrugen e tij drejt integrimit.
Ne vleresojme me kete rast dhe vendimin e faktorit politik ne Kosove per te njohur rezultatin zyrtar te zgjedhjeve pasi ne nje mjedis dhe proces te tille demokratik nuk ka te humbur por perkundrazi pershpejtohet procesi i kalimit te kompetencave nga duart e institucioneve nderkombetare drejt autoriteteve vendore.