E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, z. Roncevic. Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Nano theksoi se objektivi priorit

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të veçantë Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, z. Roncevic.

Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Nano theksoi se objektivi prioritar dhe strategjik i politikës së jashtme të Qeverisë Shqiptare mbetet integrimi europian dhe atlantik i vendit dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit, në këtë funksion.

Shqipëria vlerëson zgjerimin e NATO-s në Ballkan,- tha Kryeministri Nano,- si një mundësi që i jepet rajonit për t'u shkëputur nga trashëgimia e tij historike konfliktuale dhe për të arritur përparimin dhe begatinë, që siguron komuniteti Euro-Atlantik.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se integrimit të vendeve tona në NATO po i shërben edhe bashkëpunimi i ngushtë trepalësh Shqipëri- Kroaci- Maqedoni, i cili u konsiderua si një model bashkëpunimi mjaft i suksesshëm. Kryeministri Nano dhe Ministri kroat i Mbrojtjes Roncevic theksuan se Karta e Adriatikut i ka dhënë një dimension të ri marrëdhënieve tona me NATO-n duke qenë se kjo Kartë paraqet një vizion të përbashkët për një Europë Juglindore të stabilizuar dhe të integruar në strukturat Euro-Atlantike.

Më tej zoti Roncevic duke i përcjelle Kryeministrit Nano përshëndetjet e perzemerta te Kryeministrit Ivo Sanader rikonfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj të reformave demokratizuese dhe procesit integrues në strukturat Europiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›