E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri dhe bashkëshortja marrin pjesë në ceremoninë martesore të dy të rinjve me aftësi të kufizuara

Z.Berisha: Akti juaj dëshmi e forcës së dashurisë dhe përkushtimit njerëzor

Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij ishin të pranishëm në ceremoninë e lidhjes në martesë të dy të rinjve me aftësi të kufizuara fizike. Ceremonia e veçantë u zhvillua të shtunën në qendrën e riaftësimit të personave me aftësi të kufizuar, në Marikaj, nën kujdesin Fondacionit "Zoti e do Shqipërinë". Duke përshëndetur të sapomartuarit dhe të ftuarit, z.Berisha u shpreh se me këtë akt "ju sot i përcillni të gjithë shqiptarëve një mesazh të madh, një frymëzim të vërtetë. Ai është dëshmi i forcës së pashtershme të dashurisë njerëzore, e përkushtimit njerëzor, është një inspirim për çdo shqiptar që të shohë drejt të ardhmes. Ju gëzoni sot më këtë akt çdo familje dhe vatër shqiptare". Si kryeministër i vendit, shtoi z.Berisha, dua të siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë që përballen me aftësi të kufizuara, por që me përkushtimin e tyre realizojnë gjëra të mëdha, se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për t'i ndihmuar. Më pas, kryeministri dhe znj.Berisha i dhuruan çiftit të ri një dhuratë simbolike me urimin për një jete të lumtur.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›