E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha viziton Kishën Ortodokse Autoqefale, me rastin e festës së krishtlindjes

Z.Berisha: Këto krishtlindje i gjejnë shqiptarët thelbësisht më mirë se një vit më parë

Me rastin e festës së Krishlindjeve, kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij kanë vizituar të dielën në mesditë Kryepeshkopatën e Hirëshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku është pritur nga Hirësia e tij, kryepeshkopi Anastas Janullatos. Z. Berisha i përcolli të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve urimet e përzëmërta për "këtë ditë të shpresës së madhe të njeriut, ditë që frymëzon të ardhmen, që frymëzon besim, frymëzon dashurinë". "Krishtlindjet, - tha z.Berisha në urimin e tij, - janë një ditë e madhe dhe këto krishtlindje i gjejnë shqiptarët thelbësisht më mirë se ato të një viti më parë. Kjo mirësi qëndron në faktin se në Shqipëri u realizua rotacioni paqësor i pushtetit, dëshmni e një maturimi të vlerave demokratike, të cilat janë sa hyjnore aq dhe njerëzore, dëshmi e një civiliteti të vërtetë. Të punojmë të gjithë sëbashku që krishtlindjet e tjera të na gjejnë edhe më mirë se këto. Të gjithë e meritojnë këto".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›