E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Dulen: Berisha do President për veten

Pas takimit, Rama akuzoi kryeministrin Berisha se kërkon që të ketë një President për veten, ndërsa theksoi se Presidenti i ri duhet të zgjidhet me konsensus.

“Koha po ikën, ne kemi detyrim t’i japim zgjidhje dy momenteve të rëndësishme. Na duhet një reformë zgjedhore e dakortësuar para 24 majit, në një zë më gjithë bashkësinë ndërkombëtare ashtu sikur na duhet një president që të jetë mishërim i unitetit të kombit, në këtë periudhë kur shqiptarët duhet të shkojnë bashkë përpara. Jemi në kushtet kur kryeministri bën shurdhin, do president për veten, ndërkohë që ne duam president për Shqipërinë”, tha ai.

Nga ana e tij, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, tha se partia e tij mbështet Fatos Nanon për President, ndërsa nënvizoi se partia e tij mbështet nocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Ne jemi shprehur dhe vijojmë ti qëndrojmë opinionit se Nano është një kandidaturë që plotëson kriteret që kërkon një proces konsenual dhe gjithëpërfshirës që kërkon që presidenti të jetë korrekt që do mbrojë Kushtetutën dhe do garantojnë funksionimin e shtetit dhe përfaqësimin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Ne besojmë se dhe në frymën e konsensusit Nano do ishte kandidaturë e mirë. Në filozofinë tonë koncepti i mocionit të mosbesimit thekson shëndetin. Përse në vendin tonë nuk është ushtruar mocioni i mosbesimit? Ai është fenomen i shpeshtë në gjitha demokracitë dhe ne do i bashkëngjiteshim”, tha Dule. /Start/

                                                                                             2012-05-17 14:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›