PD: Të gatshëm të nisim negociatat për Presidentin e ri

Zëdhënësja e selisë blu, tha se Rama nuk pranon as rekomandimet e ODIHR-it dhe se kërkon që kreun e ri të KQZ-së ta zgjedhë me propozimin e Ombudsmenit të tij.
“Partia Demokratike i deklaron edhe një herë z. Rama se ajo mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në Parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR për zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat për zgjedhjen e Kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe germës se ligjit themelor të vendit. Ajo nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike sepse në logjikë dhe mendësinë e bllokmenëve të rinj, demokratët janë armiqtë të sojit të tyre”, theksoi zëdhënësja Silvi Bardhi.
Ajo shtoi se Rama paralajmëron se do të bojkotojë sërish Parlamentin, ashtu sikurse bëri dy vitet e shkuara duke bllokuar procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat. “Partia Demokratike ka vlerësuar angazhimin e opozitës në reformën zgjedhore dhe votimin në Parlament të kodeve dhe ligjeve, që prej dy vitesh, mbaheshin peng politik në Parlament dhe nuk votoheshin nga opozita, vetëm e vetëm, për të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, shtoi. /Start/
2012-05-17 14:49