Kryeministri hap thesin e premtimeve për fshatin
Qeveria rikthen vëmendjen te fshati. Viti elektoral ka përqendruar ndjeshëm Këshillin e Ministrave te prioritetet për sektorin e bujqësisë, duke e ndihmuar atë financiarisht. Fitorja e PD-së në komuna dhe fshatra në zgjedhjet lokale në 2007-ën ka bërë që qeveria të mos e largojë vëmendjen nga ky komunitet.
Në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, u miratua vendimi për "Përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve, që do të mbështeten, dhe të masave të përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural".
Nisur nga ky vendim, Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria ka një terren shumë të mirë për zhvillimin e bletarisë, duke nënvizuar faktin se kjo ka bërë që ky sektor të njohë rritje. "Shqipëria ka një terren me biodiversitet të mahnitshëm. Nuk ka vend në Evropë që të gjesh biodiversitetin e Shqipërisë. Ndaj dhe bleta shqiptare mund të bëjë mjaltin më të mirë në Evropë", tha Berisha.