Steinberg tur në Ballkan, me 7 prill në Kosovë
PRISHTINE- Zëvendës sekretari i Shtetit amerikan James Steinberg do të vizitojë të mërkurën, Kosovën, në kuadër të turneut në rajon. Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Javën e kaluar, Steinberg tha se pavarësia e Kosovës ka qenë forcë për stabilitetin në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e para si shtet i pavarur.
Steinberg tha se një nga çështjet për të cilën dëshiron të bisedojë është si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe si të ndërtohen ura mes dy komuniteteve
(s.g/BalkanWeb)