E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Bullgarisë viziton sot Tiranën me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha

22-10-2012 / Gazeta 55

Me ftesë të Kryeministrit Berisha nga datat 22 dhe 23 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë Boyko Borissov. Të hënën në orën 11.00, Kryeministri Berisha do të mirëpresë në Kryeministri, Borissov dhe delegacionin që e shoqëron.
Pas takimit kokë më kokë, do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve, të kryesuara nga dy Kryeministrat. Në praninë e kryeministrave, do të bëhet nënshkrimi i tre marrëveshjeve dhe më pas, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Për nder të Kryeministrit bullgar Boyko Borissov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borissov, sot në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.
Ministri i Jashtëm serb, vizitë në Shqipëri/Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiç do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në vendin tonë. Vetë kryediplomati serb ka konfirmuar vizitën, të cilën ai e ka cilësuar të rëndësishme për vetë faktin se pas shumë vitesh një zyrtar i lartë i Beogradit viziton Tiranën.
“Nesër unë do të shkoj në Tiranë. Prej shumë vitesh atje nuk ka shkuar një ministër Jashtëm serb. Nisur nga ky fakt, me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkiç, për gazetën serbe “Politika”.
Gjatë kësaj vizite, Mrkiç do të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›