Kryeministri i Indisë për vizitë historike në Birmani

Kryeministri i Indisë në ditën e dytë të vizitës historike në Birmani, u takua me lideren e opozitës, Aung San Su Kij.
Manmohan Sing është kryeministri i parë indian, që viziton Birmaninë në 25 vitet e fundit.
Sing të hënën u takua me presidentin e këtij vendi dhe nënshkroi një serë marrëveshjesh, duke përfshirë një marrëveshje kreditore prej 500 milionë dollarësh.
Sing ka filluar një serë vizitash të nivelit të lartë, pasi bashkësia ndërkombëtare filloi zbutjen e sanksioneve kundër Birmanisë, që ka hyrë në një proces të reformave.
India dhe Birmania ndajnë një kufi prej 1.600 kilometrash.