Një Nicole tjetër

Një prej yjeve të Festivalit në Cannes, Nicole Kidman, në filimin e saj të ri ngjanë shumë me Sharon Stone, në skenën e njohur nga filmi “Basic Instinct”.
Gjatë festivalit të filmit, Kidman qëndroi në Cannes për të promovuar filmin e saj të ri "The Paperboy", për të cilin thonë se do të jetë hit i madh.
Për filmin në fakt u dëgjua edhe më përpara, shkaku i një skene që të kujton atë të Sharon Stone nga “Basic Instinct”, kur ajo i kryqëzon këmbët në stacionin policor.
Kidman ndërkohë nënvizoi se rolin në këtë film nuk ia siguruan aftësitë aktoriale, por pamja e saj.
"Rolin nuk ma siguroi talenti, por pamja. Regjisori më tha s’kishim para, dhe se duhej të vishesha e të grimohesha vetë. Ashtu edhe ia bëra. Shkova në banjo, vendosa pudër të mbyllur, qerpikët artificial dhe parukën, dhe pastaj u fotografova në disa poza provokuese. Kështu e fitova rolin për film”, sqaroi Kidman.