E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Izraelit uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Izraelit, zoti Beniamin Netanyahu me rastin e riemërimit të tij si Kryeministër i Shqipërisë.

Në këtë mesazh shkruhet:

“I dashur zoti Kryeministër,

Në emër të qeverisë së Izraelit, ju përcjell urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Shqipërisë, si dhe urimet e mia më të mira për suksesin tuaj në drejtim të vendit tuaj drejt prosperitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm.

Unë angazhohem në forcimin e lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë në vitet në vazhdim.

Me përshëndetje të ngrohta

Beniamin Netanyyhu”


23/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›