Kryeministri rus Vladimir Putin uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë
Kryeministri rus Vladimir Putin uron Kryeministrin Berisha me rastin e riemërimit të Tij Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Në këtë mesazh Kryeministri Putin shprehet:
“I nderuar zoti Berisha,
Pranoni urimet me rastin e emërimit Tuaj të dytë Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Jam i bindur, se forcimi i gjithanshëm i marrëdhënieve ruso-shqiptare i përgjigjet interesave rrënjësore të popujve të vendeve tona, garantimit të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.
Ju uroj suksese të mëtejshme dhe shëndet të mirë.
Me respekt,
Vladimir Putin”
22/09/2009