Kryeministri i Katarit nuk i di rregullat e futbollit

Kryeministri i Katarit, shteti nikoqir i Kampionatit Botëror 2022 ka pranuar se nuk i kupton rregullat e futbollit. Sheikh Hamad bin Jasim al-Thani është uruar nga bashkëkombësi i tij britanik David Cameron rreth kandidaturës fituese kur kishte bërë komentet e tij.
Sheiku tha: “Së pari, më duhet të pranoj se jam pak i dobët rreth sportit dhe nuk i di rregullat. Por, më pëlqen sporti edhe pse nuk jam i përfshirë. Më vjen mirë që FIFA ka zgjedhur Katarin”.
Katari triumfoi pas votimit të mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s më 2 dhjetor në Zurich. Pasi Anglia dështoi t’i marrë më tepër se dy vota në ofertën e saj për Botërorin 2018, Cameron kishte përshkruar mënyrën e udhëheqjes së futbollit si të “vrazhdët”. Cameron është në turne në Lindjen e Mesme dhe kishte biseduar me sheikun gjatë një konference për shtyp në Doha.