E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: Karlos Tevez mund të largohet

Karlos Tevez mund të largohet nga Mançester Siti këtë verë, dhe këto dyshime i ka shprehur vetë menaxheri i ekipit, Roberto Mançini. Argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2014 me Sitin, por Mançini është i vetëdijshëm se kapiteni nuk është i rehatshëm në ‘Eastlands’ dhe do të dëshirojë të largohet para fundit të kontratës. “Nuk e di. Jam i lumtur për Karlos-in, pasi ai ka shënuar 50 gola për Mançester Sitin dhe shpresoj se ai mund të vazhdojë të shënojë, por në futboll është e pamundur ta dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Shpresoj që Karlos mund të vazhdojë të luajë këtu”, ka thënë Mançini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›