E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udheheqesit e Kosoves, perkujtojne Adem Jasharin

Udheheqesit e vendit perkujtuan sakrificen e jashtezakonshme te Adem Jasharit dhe familjes se tij, 12 vjet pas ngjarjes se rende. Nen patronazhin e kryeministrit te Kosoves u mbajt manifestimi tradicional "Epopeja e UCK-se" ne sheshin "Skenderbeu''. Garda e Nderit e Forces se Sigurise se Kosoves e lartesoi manifestimin, ku moren pjese personalitete te larta shteterore dhe qytetare te shumte. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se 12 vjet me pare Kosova perjetoi njeren prej episodeve me te renda te historise se saj me te re. "Me renien e tyre unikate, e stolisen me kurore historine ne rrugen e gjate per liri dhe pavaresi. Ata u shnderruan ne nje simbol te pakrahasueshem per veteflijimin sublim dhe te sakrifices per te miren e atdheut. Le te urojme nga ky shesh i Prishtines qe Kosova te mos kete me kurre nevoje per flijime te tilla, por qe brezat tane te ardhshem te jetojne ne paqe", tha Sejdiu duke kujtuar sakrificen e Jashareve.
Sejdiu tha gjithashtu se Kosova e pasluftes eshte nje rrefim suksesi i popullit te saj dhe institucioneve te saj, por edhe i vendeve mike. "Kosova po ashtu synon qe sa me pare te jete pjese e NATO-s, sepse Kosova ne Aleance nenkupton sigurimin e paqes dhe stabilitet te qendrueshem jo vetem per vendin tone, por edhe per kete pjese te Evropes juglindore". Duke pasqyruar gjendjen ne Kosove dhe periudhen e pas pavaresise, presidenti Sejdiu tha se vendi ka marredhenie te shkelqyeshme me vendet fqinje, ndersa tha se bashkepunim te mire deshirojne te kene edhe me Republiken e Serbise, e cila per fat te keq ende nuk po mund te lirohet nga logjika e vjeter e hegjemonise ndaj te tjereve. Ai permendi edhe Forcen e Sigurise e Kosoves, e cila tha se eshte ndertuar dhe po persoset si nje force moderne e ndihmuar nga eksperte te NATO-s dhe sipas standardeve te kesaj aleance, e gatshme per te ndihmuar ne te gjitha proceset e ndertimit dhe ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›