Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i shpreh Kryeministrit Berisha ngushëllimet për oficerët e rënë në krye të detyrës
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i telefonoi sot kryeministrit Sali Berisha për t’i shprehur ngushëllimet më të thella të tij dhe qeverisë së tij, për familjet e katër anëtarëve të Policisë së Shtëtit që humbën jetën në krye të detyrës, për qeverinë dhe për kombin shqiptar.
Kryeministri Thaçi shprehu solidaritetin e tij dhe të popullit të Kosovës për këtë humbje të rëndë, njerëzve më të dashur, të katër oficerëve trima e të përkushtuar të policisë shqiptare.
08/08/2009