E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano, i cili ndodhet per nje vizite pune ne Spanje, zhvilloi dje pasdite nje takim me Kryeministrin spanjoll Jose Juis Rodriguez Zapatero. Zoti Nano uroi homologun e ti

Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano, i cili ndodhet per nje vizite pune ne Spanje, zhvilloi dje pasdite nje takim me Kryeministrin spanjoll Jose Juis Rodriguez Zapatero. Zoti Nano uroi homologun e tij spanjoll per zgjedhjen e tij ne postin e Kryeministrit dhe per fitoren elektorale ne zgjedhjet per Parlamentin Europian si dhe suksese ne realizimin e programit te tij ne kete funksion.

Pasi e njohu me zhvillimet me te fundit politike dhe ekonomike ne Shqiperi dhe ne rajonin tone, Kryeministri Nano u shpreh se Shqiperia eshte duke punuar per te mbyllur negociatat per MSA me Bashkimin Europian. "Synimi yne eshte qe nenshkrimi i marreveshjes te kryehet brenda 6-mujorit te pare te vitit te ardhshem"tha zoti Nano.

Duke çmuar rolin e Spanjes ne perballimin e krizes shqiptare te vitit 1997 dhe pranine e trupave spanjolle ne Kosove dhe rajon si faktor paqe dhe stabiliteti, Kryeministri Nano u shpreh se nivelit te shkelqyer te marredhenieve politike mes dy vendeve tona duhet t'i pergjigjet edhe niveli i marrëdhenieve ekonomike. "Nje hap i rendesishem tashme eshte bërë me hyrjen e nje kompanie te rendesishme per investime ne fushen e energjitikes, siç eshte IBERDROLA. Shqiperia ofron interes edhe ne fushen e telekomunikacionit, ndertimit, turizmit,etj"u shpreh kryeministri.

Nje fushe tjeter bashkepunimi-tha zoti Nano- eshte edhe ajo e luftes kunder krimit te organizuar, trafiqeve. "Ne gemí te gatshem te bashkepunojme ne nivel dypalesh ne kete drejtim. Strukturat tona te inteligjences dhe ministrite perkátese duhet te rrisin nivelin e kontakteve, bashkepunimit dhe te kembimit te informacionit te ndersjellte".

Nga ana e tij Kryeministri Zapatero, shprehu kenaqesine per viziten e Kryeministrit Nano ne Madrid si nje hap konkret ne forcimin e marredhenieve me qeverine e re duke u shprehur se "Spanja si nje vend mik i Shqiperise ka shume dashamirës ne vendin tuaj. Ne i njohim dhe i çmojme arritjet dhe progresin tuaj te viteve te fundit si dhe faktin se Shqiperia eshte nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon"tha zoti Zapatero.

Kryeministri Zapatero e siguroi homologun e tij shqiptar se mbeshtetja spanjolle ne proceset e integrimit evropian te Shqiperise do te jete e plote. "Ne jemi te gatshem te veme ne disposicionin tuaj nje grup ekspertesh me pervoje per te asistuar Shqiperine ne procesin e negociatave me Komisionin Evropian. Nje pervoje te tille pozitive ne kete drejtim ne kemi patur edhe me vendet tuaja fqinje si Bullgaria dhe Rumania".

Kryeministri spanjoll theksoj se tashme eshte koha te kryejme nje hop cilesor ne nivelin e marredhenieve mes dy vendeve tona. "Jam i bindur se hapja e Ambasades spanjolle ne Tirane do t'i sherbente intensifikimit te marredhenieve tona ne te gjitha fushat e nivelet"tha ai.

Kryeministri spanjoll ka mirepritur ftesen e kryeministrit Nano per nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Ne kete takim nga pala spanjolle merrnin pjese Ministri i Jashtem i Mbreterise se Spanjes Miguel Angel Moratinos dhe Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave Nicolas Martinez – Fresno.

*
* *

Kryeministri shqiptar zhvilloi edhe nje takim te vecante pune me Ministrin e Jashtem te Mbreterise se Spanjes, Miguel Angel Moratinos.

Gjate takimit u fol per kontributin e perbashket te te dy vendeve ne luften kunder terrorizmit, per ecurine e procesit te negociatave per nenshkrimin e MSA dhe nje sere çeshtjesh te tjera me interes te ndersjellte. Ministri i Jashtem spanjoll u shpreh se ne jemi te interesuar qe, ne 10-vjetorin e inicimit te Procesit te Barcelones, Shqiperia si nje vend mik dhe aktor i rendesishem ne zhvillimet ne rajonin e Evropes Juglindore te jete pjese e ketij Procesi.

Nga ana tjeter Ministri i jashtem spanjoll u shpreh se duhet te hedhim te gjithe hapat e duhur per hapjen sa me para te Ambasades spanjolle ne Tirane. Ministri i Jashtem Moratinos shprehu deshiren te vizitoje Tiranen se shpejti per te konkretizuar shume drejtime te bashkepunimit.
*
* *

Si i ftuar nderi ne Kongresin e 36-te te Partise Socialiste Spanjolle, Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Fatos Nano mori pjesë në hapjen e punimeve të Kongresit. Gjate punimeve te Kongresit z. Nano zhvilloi takime me drejtues te larte te organizatave ndërkombëtare socialiste si me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala, Presidentin e Partise Socialiste Europiane Poul Noyroup Rasmussen, dhe me kryetarë të partive të tjera simotra pjesëmarrës në Kongres.

*
* *
Gjithashtu Kryeministri shqiptar zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë më të madhe spanjolle në fushën e energjisë "IBERDOLA". Në këtë takim Kryeministri shqiptar ftoi kompaninë spanjolle të marrë pjesë në investimet që konsorciumet e ndryshme ndërkombëtare po realizojnë në sektorin energjitik në Shqipëri. Drejtori i Pergjithshem i "IBERDOLA"-s, Alberto Sicre, bëri një prezantim të projekteve që kompania e tij pritet të fillojë në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›