- Ministri i Ekonomise Anastas Angjeli prezanton perpara medias vendimet e fundit te qeverise per privatizimin e "Albtelekom" dhe "Armo" (deklarata e plote e ministrit te ekonomise)- "Keshi
- Ministri i Ekonomise Anastas Angjeli prezanton perpara medias vendimet e fundit te qeverise per privatizimin e "Albtelekom" dhe "Armo" (deklarata e plote e ministrit te ekonomise)-
"Keshilli i Ministrave miratoi paketen ligjore per vazhdimin dhe perfundimin e procesit te privatizimit te dy prej kompanive strategjike, "Albtelekom" dhe "ARMO".
Procesi i transformimit dhe ristrukturimit te ketyre kompanive, gjate nje periudhe mbi 3-4 vjet, ka bere te mundur konsolidimin e aktivitetit te tyre ekonomiko-financiar, dhe tashme pas miratimit te paketes ato do te ofrohen me tender te hapur nderkombetar investitoreve strategjike per privatizim.
Nga pikpamja e programit te politikave dhe reformes ekonomike e strukturore keto akte vijne ne kohen e duhur dhe jane nje arritje per tu vleresuar ne perputhje me programin reformave te Qeverise, me objektivat dhe prioritetet e vendosura dhe te miratuara ne dokumentin e SKZHES-se, me strategjine e privatizimit te sektoreve strategjike si dhe te gjitha programet dhe matricat e miratuara nga Qeveria. Ne perputhje me keto programe privatizimi natyrshem synon rritje dhe zhvillim ekonomik, nepermjet rritjes se pranise te investimeve direkte te huaja dhe bazuar fuqishem ne nje procedure konkurimi dhe transparence.
Nga pikpamja ligjore keto akte vijne ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise si dhe me legjislacionin ne fuqi dhe konkretisht me ligjet "Per strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te vecante"; Ligjit " Per percaktimin e formes dhe struktures se formules se privatizimit te sh.a Albtelekom", ligjit "Per percaktimin e formes dhe struktures se formules se privatizimit te sh.a ARMO".
Nga pikpamja e transparences se procesit pas nje ristrukturimi te ketyre kompanive dhe miratimit te kesaj pakete ne Keshillin e Ministrave jane ndjekur dhe ndiqen gjithe hapat e nevojshem per realizimin sa me transparent dhe konkurencial te ketij procesi. Per kete jane bere takime dhe analiza te vazhdueshme me drejtues te kompanive te medha, si Albtelekom, ARMO duke analizuar veprimtarine e ketyre kompanive ne kuadrin e zhvillimeve ekonomike teresore te vendit dhe ne veçanti te sektoreve perkates, me iniciativen direkte te Kryeministrit.
Eshte bere publike paketa e akteve ligjore te privatizimit, proçes ky i realizuar per here te pare, perpara kalimit te kesaj pakete ne Komitetin e Nderministror te Politikave Ekonomike dhe miratimit perfundimtar ne Qeveri.
Ne gjithe kete proces nje rendesi te vecante i eshte kushtuar analizes se procesit te privatizimit me arritjen dhe mosarritjet e tij. Ne kete kuader nje jave me pare u organizua edhe Konferenca Kombetare per Privatizimin, ku nder te tjera, u be edhe prezantimi i kesaj pakete dhe diskutimi i saj. Mendimet e shfaqura ne kete Konference dhe te terhequra nga opinionet e ndryshme te institucioneve, shoqerise civile dhe publikut jane reflektuar ne vendimmarrjen perfundimtare. Vazhdimi i metejshem i proçesit do te kete nje tipar dallues – transparence dhe konkurence ne standarte nderkombetare gjate gjithe fazes ekzekutive te marketingut.
Por nderkohe te prezantojme permbajtjen e kesaj pakete aktesh nenligjore dhe avantazhet qe ajo sjell.
Ne teresine e tyre keto akte percaktojne kriteret e perzgjedhjes se investitoreve per shoqerine ARMO; kriteret e vleresimit te ofertave per te dy keto shoqeri si dhe madhesine e paketes se aksioneve te kapitalit te shoqerise anonime Albtelekom, qe u ofrohet investitoreve strategjike.
Ne baze te ligjit nr. 8810 "Per percaktimin e formes dhe struktures se formules se privatizimit te sh.a Albtelekom" si dhe ligjit nr. 9117, "Per percaktimin e formes dhe struktures se formules se privatizimit te sh.a ARMO"; investitorit strategjik i ofrohet per shoqerine Albtelecom nga 51-76 % e aksioneve, ndersa per shoqerine ARMO jo me pak se 51% te tyre.
Ne paketen akteve nenligjore, qe u miratua, per shoqerine Albtelecom investitorit strategjik do ti ofrohet maksimumi qe lejon ligji, dhe qe ne kete kuptim paketa prej 76 % qe eshte miratuar per tu ofruar eshte madhesia me atraktive per cdo investitor te mundshem qe paraqitet per blerje. Ndersa per shoqerine ARMO paketa e aksioneve qe i ofrohet investitorit eshte miratuar mbi 51%, duke lene hapesira per percaktimin e saj ne kontakt te vazhdueshem me spektrin e investitoreve qe do te shfaqin interes gjate fazes se Shprehjes se Interesit.
Pjesa e mbetur e paketes se aksioneve eshte e hapur per te gjithe publikun, perfshi edhe investitorin strategjik.
-Nje element tjeter shume atraktiv i paketes te aksioneve te shoqerise Albtelecom, dhe i te gjithe ketij procesi eshte fakti qe pjese e saj do te jete edhe licenca e sherbimit te telefonise celulare, nepermjet shoqerise se re " Eagle Mobile ".
Persa i perket kritereve te vleresimit te ofertave per privatizimin e ketyre shoqerive,
element i rendesishem i paketes, ne lidhje me transparencen, eshte se ne aktin nenligjor per kriteret per vleresimin e ofertave, oferta financiare do te zere 80 % te vleresimit, ndersa kredencialet teknike do te zene 20 %, ku do te perfshihen plani i biznesit, cilesite dhe reputacioni i investitorit strategjik.
Ministria e Ekonomise ne bashkepunim me Ministrine e Transporteve dhe Telekomunikacioneve dhe Ministrine e Industrise dhe Energjetikes, konsulentin nderkombetar dhe me vete kompanite po pergatitet per te hyre ne kete proces. Se shpejti do te percaktohen veprimet dhe hapat konkrete per prezantimin dhe marketingun e kompanive ne tregun nderkombetar te kapitaleve dhe financiar; do te pergatitet shpallja e ofertes ne shtypin e specializuar nderkombetar si dhe veprime te tjera qe kane te bejne me nje transparence te plote me publikun ne lidhje me kete proces te rendesishem.
Ministria e Ekonomise, Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, dhe Ministria e Industrise dhe Energjetikes si dhe kompanite kane bashkepunuar ngushte ne ndermarrjen e ketyre hapave edhe me institucionet financiare nderkombetare dhe me kompanite konsulente per perfundimin me sukses te ketij procesi me rendesi ne zhvillimin ekonomik te vendit.