E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Namik Dokle takoi sot paradite Ministrin e Integrimit të Sllovenisë, Milan Cvikl. Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që e

Zëvendëskryeministri Namik Dokle takoi sot paradite Ministrin e Integrimit të Sllovenisë, Milan Cvikl.

Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve në të gjitha fushat, duke theksuar vullnetin e përbashkët për t'í çuar më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë.

"Sllovenia është vendi i parë anëtar në Bashkimin Europian nga Evropa Lindore dhe kjo është shumë e rëndësishme për ju dhe për ne, sepse kemi edhe një vend tjetër mik anëtar në BE", tha zoti Dokle.

Duke u ndalur në ecurinë e reformave në vend, zoti Dokle nënvizoi se Shqipëria është në rrugën e duhur të integrimit europian dhe Qeveria Shqiptare po bën të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar ritmin e reformave. Zoti Dokle vuri në dukje se Shqipëri gëzon një stabilitet makroekonomik dhe financiar, reforma në fushën e privatizimit veçanërisht vitet e fundit ka njohur ritme të mira, duke kaluar në privatizimet me interes strategjik, inisiativa e lira i ka dhënë zhvillim të mirë biznesit vendas dhe të huaj etj. "Të gjitha programet e zhvillimit që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare në vend kanë asistencën financiare dhe teknike të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar", tha zoti Dokle.

Nga ana tij, Ministri Slloven i Integrimit vlerësoi ecurinë e reformave në Shqipëri, duke u shprehur se ndryshimet në vend janë shumë të dukshme. Zoti Cvikl shprehu mbështetjen e qeverisë sllovene për procesin e reformave integruese në vend, duke siguruar se Sllovenia do të ofrojë të gjithë eksperiencën e saj. Sllovenia, theksoi z.Cvikl, merr vitin e ardhshëm kryesinë e radhës së OSBE-së, vit që përkon me zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, për këtë do të ofrojë të gjithë asistencën e saj teknike për realizimin me sukses të procesit zgjedhor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›