Zëvendëskryeministri Namik Dokle priti sot Ndihmës Zëvendëssekretaren e Shtetit përÇështjet e Europës Juglindore, Kathleen Stephens. Dy autoritetet ndanë të njëjtin mendim se marrëdh
Zëvendëskryeministri Namik Dokle priti sot Ndihmës Zëvendëssekretaren e Shtetit përÇështjet e Europës Juglindore, Kathleen Stephens.
Dy autoritetet ndanë të njëjtin mendim se marrëdheniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe miqësore, duke shprehur sigurinë për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh në të gjitha fushat ku dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta. Këto marrëdhënie, theksoi z.Dokle, i konsiderojmë të një rëndësie strategjike.
Z.Dokle vlerësoi, gjithashtu, mbështetjen e SHBA në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike, duke shprehur edhe një herë falenderimin për mbështetjen e dhënë në Samitin e Stambollit, në kuadër të Kartës së Adriatikut, për aspiratën e anëtarësimit të plotë në NATO. "Ndonëse është një rrugë e vështirë, Qeveria Shqiptare është e vendosur për të vazhduar reformat trasformuese dhe integruese për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO", tha z.Dokle.
Zëvendëskryeministri u ndal në përgatitjet e procesit të ardhshëm zgjedhor, duke vënë në dukje se Qeveria po bën përpjekjet maksimale për zbatimin e të gjithë rakomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet, realizimin e një procesi trasparent dhe arritjen e standarteve në fushën e zgjedhjeve.
Znj. Stephens u shpreh se SHBA njohin dhe vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit, duke veçuar kontributin e çmuar të forcave shqiptare në Irak dhe Afganistan për stabilizimin e këtij rajoni.
Në emër të Qeversië Amerikane, znj. Stephens vlerësoi rolin moderator dhe qëndrimin e Qeverisë Shqiptare në rajon, si nxitëse e inisiativave të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërrajonal.
Znj.Stephens siguroi për mbështetjen e SHBA në përmbushjen e sfidave që ka përpara Shqipëria në rrugën e saj të integrimit në strukturat euroatlantike, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Duke vlerësuar, gjithashtu, klimën e favorshme në Shqipëri për investimet e huaja, ku, nënvizoi ajo, investitorët amerikanë shohim potenciale të shumta për të investuar këtu. "Si miq të Shqipërisë do t'ju ndihmojmë dhe mbështesim në të gjithë procesin e reformave që duhen ndërmarrë për të arritur standartet euroatlantike", tha znj. Stephens.