-Përfitojnë 559 mijë pensionistë. Fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim për vitin 2004 arrin shumen 1 miliardë e 600 milionë lekë (të reja). Keshilli i Ministrave, vendosi s
-Përfitojnë 559 mijë pensionistë. Fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim për vitin 2004 arrin shumen 1 miliardë e 600 milionë lekë (të reja).
Keshilli i Ministrave, vendosi sot të rrisë pensionet në masën 8 dhe 15 %, përkatësisht për pensionet e qytetit 8 % dhe të fshatit me 15 %. Kjo masë merret në zbatim të programit dhe të zotimit të qeverisë për të rritur çdo vit pensionet me qëllim që të përmirësohet jeta e njerëzve që kanë kontribuar ne zhvillimin e vendit.
Më hollësisht, në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Te gjithe pensionet e qytetit (pensionet e pleqerise, pensionet e parakohshme te pleqerise, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare, pensionet per merita te veçanta, pensionet e posaçme shteterore, shtesat e pensioneve te posaçme shteterore dhe pensionet per vjetersi sherbimi), rriten 8 per qind.
2. Te gjithe pensionet e fshatit(pensionet e pleqerise, pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare) rriten 15 per qind. Rritja më e madhe per pensionet e fshatit behet me qellim qe te perafrohen me pensionet e qytetit brenda disa vjetesh te barazohen.
3. Rriten me 8 perqind te gjitha shtesat qe jepen ne zbatim te Statuseve te vecanta, si shtesa invalidet e luftes ", pensionet e caktuara sipas Dekretit "Per nje mbrojtje te veçante te ushtarakut".
4.Rriten 8 perqind pensionet suplementare te Ushtarakeve dhe pensionet familjare te piloteve qe kane humbur jeten ne permbushje te detyres.
Edhe pas kesaj rritjeje pensionistët, krahas te ardhurave nga pensioni do te vazhdojne te marrin te ardhura te tjera qe jepen me vendime te veçanta te Keshillit te Ministrave si: 150 leke ne muaj si kompensim per diferencen e çmimit te bukes, 350 leke ne muaj si kompensim per energjine elektrike dhe 414 leke ne muaj per çdo pjestar te familjes qe eshte ne vartesi ekonomike etj.
6. Nga keto rritje perfitojne 559 mije pensioniste, nga te cilet 185 mije pensioniste te fshatit si dhe 8800 ish ushtarake, te gjithe invalidet e luftes dhe familjet e ushtarakeve dhe piloteve te rene ne detyre.
7. Efekte finaciare fillojne nga data 1 korrik 2004 dhe jane 1. 6 miliard leke ( te reja)
Keshilli i Ministrave ka miratuar edhe nje projektligj te rendesishem "Për sistemin e adresave".
Që nga viti 1969 nuk ka patur një ligj të plotë për adresat dhe ky projektligj do të ketë efekt pozitiv për të rregulluar gjithë lëvizjet demografike që kanë ndodhur në 15 vitet e fundit.
Ky projektligj përcakton qartë që brenda gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi autoritetet lokale në të gjithë territorin duhet të bëjnë emërtimet, pra të pajisin me adresa përkatëse të gjithë objektetet ekzistuese dhe Qeveria i kërkon Parlamentit që ta miratojë këtë ligj brenda këtij sesioni parlamentar, në mënyrë që ky ligj të ketë efekt të drejtpërdrejtë në ndihmë të procesit të ardhshëm zgjedhor. Me kete rast Keshilli i Ministrave pershendet marreveshjen e nenshkruar dje midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike per reformen zgjedhore .
Me pas Zedhenesi i Kryeministrit iu pergjigj pyetjeve te gazetareve:
Pyetje:A keni nje koment tuajin ne lidhje me deklarimet e liderit te Partise Demokratike i cili eshte shprehur ashper per ligjin per shperblimin e ish te perndjekurve politike?
Pergjigje:Ka vetem nje qendrim dhe preokupim per qeverine ai per te zgjdhur ceshtjen e shtresave ne nevoje jo me parametra te ndryshem por te njejte duke filluar nga pensionistet e te gjithe kategorive,veteranet dhe ish te perndjekurit politike. Per kete po punojme dhe verehen rezultatet te cilat do te vazhdojne progresivisht.
I vetmi njeri i cili i sheh gjerat me parametra te ndryshem madje duke gjalluar edhe konceptin e luftes se klasave ne vend eshte Berisha i cili njeh vetem produkte te tilla ne historine e shtetit te tij te deshtuar piramidal.
Pyetje:Drejtues te partive te opozites jane shprehur se ne takimet me presidentin kane marre pergjigje per mosdekretim te ligjit te pronave, madje Berisha ka kerkuar dhe nderhyrjen e Presidentit per nje te quajtur borxh te kryeministrit.Cili eshte reagimi juaj?
Pergjigje:Ne verejme me shqetesim disa qendrime te fundit qe vijne nga drejtues te partive opozitare duke nisur nga Berisha te cilet publikisht shprehen ne emer te Presidentit te Republikes apo paralajmerojne qendrime publike te tij, gje qe duket e çuditshme.
Ndersa per pjesen e dyte te pyetjes nese Berisha shkon ne institucione dhe kerkon leke per avokatin e tij te skandalit Arsidi, pasi nuk ka paguar ate, ky eshte nje fakt shqetesues dhe per me shume i devijon apo anashkalon institucionet perkatese madje duke i futur ato ne marrezira thashethemesh.
Ka nje deklarate nga Keshilli i Ministrave per kete çeshtje dhe besoj se eshte e qarte. Ne asnje vend nuk funksionojne pretendime te tilla ne institucione pa paraqitur fatura perkatese, sigurisht kjo vlen edhe ne vendin e zoterise qe e pretendon kete. Ndaj e konsiderojme kete nje spekullim politik dhe asgje me teper.