Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano u takua sot, në kuadrin e analizës tremujore të punës së Ministrisë së Financave, me Ministrin Arben Malaj dhe autoritete të kësaj ministrie. Në kë
Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano u takua sot, në kuadrin e analizës tremujore të punës së Ministrisë së Financave, me Ministrin Arben Malaj dhe autoritete të kësaj ministrie.
Në këtë analizë, Kryeministri, fillimisht, vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Financave në përmbushjen e prioriteteve të programit të Qeverisë. Ne kete takim jane vleresuar gjithashtu hapat per privatizimin e Bankes se Kursimeve dhe permbylljen e procedurave ne kete drejtim.
Ministri i Financave Arben Malaj u ndal, në mënyrë të veçantë, në prezantimin e punës në drejtim të zbatimit të reformave, në përmirësimin e hartimit të buxhetit të vitit 2005 dhe zbatimit të buxhetit gjatë kësaj periudhe, harmonizimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social me kuadrin Buxhetor Afatmesëm dhe buxhetin vjetor, përmirësimin e menaxhimeve të shpenzimeve publike, reformën në administratën e tatimeve dhe doganave në funksion të rritjes së efiçencës.
Njëkohësisht, Ministri prezantoi ecurinë e reformës së auditit të brëndshëm dhe kontrollin financiar, si pjesë e angazhimeve të rëndësishme në kuadër edhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe sfidave në këtë proces.
Më tej, biseda eshte perqendruar në masat specifike për hartimin e planeve dhe programeve për forcimin e kapaciteteve të administratës fiskale dhe në kuadër të luftës kundër korrupsionit, evazionit fiskal, pastrimit të parasë etj.
***
Kryeministri Fatos Nano u takua sot, në kuadrin e analizës tremujore të punës së Ministrisë së Shëndetësisë, me Ministrin Leonard Solis dhe autoritetet e kësaj ministrie.
Në këtë analizë Kryeministri Nano, vlerësoi punën e bërë nga kjo ministri në kuadrin e zbatimit të programit të Qeverisë.
Ministri Solis e vuri theksin ne punën që është bërë e po bëhët nga ky dikaster për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe zbatimin e programit të qeverisë. Gjatë këtij tremujori kjo ministri ka vënë theksin në permirësimin e kuadrin ligjor duke përgatitur një projektligj e gjashtë projektvendime dhe është duke u punuar për një paketë projektligjesh që do t'i shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të këtij sistemi si, ligji për "Kujdesin e shëndetit", ligji i "Sigurimeve të kujdesit të shëndetit ne RSH", "Ligji për financimin e Shëndetit", Ligji i "Barnave" etj., si dhe një sërë aktesh të tjera ligjore të cilët janë në themel të reformës në sistemin shëndetësor. Ai përmendi objektivat për zhvillim të mileniumit të cilat synojnë zvogëlimin e vdekshmërisë fonjore, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, luftën ndaj HIV/AIDS për të cillën, në Konferencen kombnëtare, u miratuar edhe strategjia e luftës kundër kësaj sëmundjeje.
Ne takim u fol edhe per permiresimet qe jane bere e do te behen ne fushën e shërbimit ambulator, ne fushën e shërbimit të kujdesit shëndetësor publik parësor, në shërbimin stomatologjik e atë farmaceutik etj.
Gjithashtu u bisedua edhe per licensimin e zhvillimin e sektorit privat si prioritete të kohës.
Kryeministri Nano e vuri theksin te përmirësimi imazhit të ministrisë në shërbimin e shëndetit publik. Në mënyrë urgjente, u shpreh Kryeministri, duhet të funksionojnë të gjithë instrumentet në funksion të këtij qëllimi duke filluar nga zyra e ankesave të publikut e deri te venia përpara përgjegjësisë të elementëve të korruptuar, mjekëve, infermirëve apo pacientëve dhe gjithë infrastrukturës mjeksore që është e implikuar në abuzime.
Kryeministri u shpreh për hapa të dukshëm në luften kundër korrupsionit ne shendetesi, në mënyrë që të krijohet shëmbulli pozitiv me publikun, për luften kundër ndërhyrjeve dhe veprimeve arbitrare e korruptive ne institucionin e shëndetësisë. Zoti Nano shprehu besimin për realizimin e shpejtë të këtij procesi nga një staf tashmë i ri dhe i pakorruptuar i Ministrisë së Shëndetësisë.
***
Kryeministri Fatos Nano, u takua sot, në kuadrin e analizës tre mujore të punës në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve edhe me ministrin Blendi Klosi.
Gjatë analizës, ministri Klosi informoi se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë tre muajve janar-mars 2004 ka synuar të aplikojë një strategji të re në zhvillimin e politikave kulturore, rinore dhe sportive, e cila përmblidhet në tre shtylla kryesore: reforma për afrimin e publikut dhe krijuesve me institucionet kulturore, decentralizim i veprimtarive dhe kompetencave, transparencë në komunikimin me publikun dhe efektiviteti maksimal në veprimtaritë kulturore, duke synuar cilësi dhe prurje të reja.
Një nga rrugët e ndjekura për realizimin e reformës institucionale, tha zoti Klosi, kanë qenë debatet publike të zhvilluara mes administratës së MKRS, institucioneve kulturore dhe personaliteteve më të shquara të artit në vend për të vjelur mendimet më kopetente dhe progresive. Për këtë, theksoi zoti Klosi, është ndjekur politika e komunikimit me mendime dhe alternativa bashkëkohore në zhvillimin e kultures dhe sportit në vendin tone, për përmirësimin e situatës, ndërtimin e strategjive mbi përmirësimin e infrastrukturës kulturore, sportive dhe rinore, etj".
Një aspekt tjetër në fushën e reformës institucionale, sipas zotit Klosi, ka të bëjë me ristrukturimin dhe rikonceptimin administrativ të institucioneve në varësi të MKRS, duke punuar me institucionet kombëtare si Teatri Operas dhe Baletit, Teatri Kombëtar, Galeria e Arteve etj. dhe në drejtim të zhvillimit të një vizioni të ri të punës së administratës së MKRS, me synim rritjen e efektshmërisë së punës së saj.
Gjithashtu, u shpreh ministri Klosi, një nga objektivat kryesore në punën e MKRS është edhe përmirësimi i kuadrit legjislativ. Është fakt, tha ai, se ligje të bllokuara prej kohësh kanë nisur të bëhen objekt debatesh dhe zgjidhjesh reale dhe aktualisht po punohet për ligjin "Për të drejtën e autorit", ligjin për librin, për sportin, ligjin për kinematografinë etj.
Lidhur me objektivat pritoritare të punës në vazhdimësi, ministri Klosi tha se do të jetë angazhimi për të rritur pjesëmarrjen e rinisë në vendimarrje dhe krijimin e rrjetit kombëtar të punësimit rinor. Po ashtu një angazhim të veçantë gjatë periudhës në vazhdim do të jetë dhe përgatitja e ekipit përfaqësues në Lojrat Olimpike dhe organizimi i veprimtarive masive në kuadrin e këtyre lojrave.
Në analizë, Kryeministri Nano u shpreh se puna e kësaj ministrie duhet të synojë në arritjen e objektivave dhe realizimin e prioriteteve të përcaktuara në programin dhe strategjinë e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për periudhën në vazhdim.