E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kuadrin e analizave tremujore të punës në ministri të ndryshme, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot takime të veçanta me Ministrin e Mbrojtjes Pandeli Majko, me Ministren e Integrimit, Erme

Në kuadrin e analizave tremujore të punës në ministri të ndryshme, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot takime të veçanta me Ministrin e Mbrojtjes Pandeli Majko, me Ministren e Integrimit, Ermelinda Meksi dhe me Ministrin e Punës dheÇështjeve Sociale, Ëngjëll Bejtja, si dhe me autoritete të ketyre ministrive.

Në takimin me Ministrin e Mbrojtjes Majko, Kryeministri Nano vlerësoi hapat e ndërrmarrë dhe progresin e arritur në drejtim të ristrukturimit të Forcave të Armatosura Shqiptare në përputhje me standartet e NATO-s. Niveli dhe përgatitje e lartë profesionale e forcave ushtarake shqiptare, vuri në dukje Kryeministri, po dëshmohet me sukses edhe në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, ku Shqipëria është pjesëmarrëse, në Bosnjë, Afganistan dhe Irak.

Në takim u vlerësua se obejktivat e programuar për tre mujorin e parë të këtij viti, në kuadër të zbatimit në praktikë të reformës së mbrojtjes nëpërmjet Planit të Implementimit afatgjatë 2002-2010, janë realizuar në kohë e me cilësi. Vlerësime pozitive për reformën në fushën e sigurisë e të mbrojtjes janë bërë nga Departamenti i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Këshilli i Atlantikut të Veriut, si dhe në rezolutën 558 të Kongresit Amerikan të 29 marsit të këtij viti.

Në mënyrë të veçantë, zoti Majko tha se po punohet per rritjen progresive të kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura në operacione të asistencës humanitare në vend, si eleminimin e fatkeqësive natyrore, kontributin në ndërtimin e segmenteve të infrastrukturës rrugore, si dhe shkatërrimin e pajisjeve të rënda të dala jashtë strukturës së Forcave të Armatosura.

Gjatë analizës, u nënvizua fakti se përpjekjet janë fokusuar në objektivin e qartë që Shqipëria të marrë ftesën për anëtarësim në NATO para vitit 2007. Për këtë arsye, tha Kryeministri, periudha deri në Samitin e Stambollit duhet të jetë një periudhë intensive pune për përfundimin e Strategjisë së Integrimit dhe përgatitjen e një platforme përfaqësimi të Shqipërisë në kete veprimtari. Me tej është konsideruar e nevojshme të gjenerohen ide e koncepte të reja e aktive në fushën e mbrojtjes në mbështetje të punës së deritanishme për Kartën e Partneritetit "Adriatik 3" me SHBA. Një çështje që do të ndiqet me përparësi, siç u theksua në takim, është edhe zhvillimi i një platforme gjithpërfshirëse të modernizimit të forcave të armatosura.

***

Kryeministri Fatos Nano u takua sot, në kuadrin e analizës tre mujore të punës në Ministrinë e Integrimit me ministren Ermelinda Meksi dhe autoritete të kësaj ministrie.

Në takim u diskutua mbi aktivitetet e realizuara nga kjo ministri në këtë periudhë tremujore, ku mund të përmendet zhvillimi i dy raundeve të negociatave të zhvilluara në Tiranë, më 22 janar dhe në 15 mars, zhvillimi i dy mbledhjeve të dy grupeve të përbashkëta të punës "Për doganat dhe tatimet" dhe "Përfarimin e legjislacionit", si përfaqësimi në takimin e shtatë të Komitetit të Përbashkët Shqipëri-BE, më 11, 12 dhe 13 shkurt.

Në këtë takim, u vlerësuan përfundimet e raundit të fundit dhe performanca e treguar nga autoritet shqiptare në prezantimin dhe negocimin e neneve të rradhës gjë që u vlerësua, gjithashtu dhe nga autoritetet e BE-së që kryesuan negociatat.

Më tej, Ministrja Meksi u ndal në punën që është bërë për përmirësimin e funksionimit të brendshëm të ministrisë, duke mbajtur në konsideratë faktin se kjo ministri është e re në funksionin e saj, por po punon me të gjithë kapacitetet për të qenë në ritmin e duhur.

Kryeministri Nano, e ka cilësuar Ministrinë e Integrimit jo thjesht një filtër të procesit të përfarimit por edhe një drejtues, koordinator dhe kontribues të këtij procesi.Kryeministri kërkoi që të gjitha projekt-aktet e dikastereve të tjera qe kane lidhje me procesin e integrimit të kenë vëmendjen dhe të merret mendimi i Drejtorisë se Përafrimit të Legjislacionit ne Ministrinë e Integrimit gje qe do te ndikoj ne menyre te drejteperdrejte ne standartet europiane te legjislacionit te ekzekutivit.

Kryeministri u shpreh se eshte momenti i pergatitjes dhe miratimit se shpejti te kuadrit te plote ligjor per organizimin dhe funksionimin e Ministrise se Integrimit.

Gjithashtu, Kryeministri vleresoi shpeshtimin e kontakteve me partneret europian e më tej si dhe punën që duhet bërë për sensibilizimin e publikut lidhur me rëndësinë dhe kostot e reformave që na përafrojne me BE-në.

***

Kryeministri Fatos Nano, u takua sot, në kuadrin e analizës tremujore të punës me ministrin e Punës dheÇështjeve Sociale, Ëngjëll Bejtaj, dhe autoritete të kësaj Ministrie.

Kryeministri Nano që në fillim vlerësoi punën e kësaj Ministrie pë realizimin e programit të Qeverisë, per strategjinë e punësimit, zgjerimin e tregut të punës, për sigurimet shoqërore, për shërbimet komunitare, reduktimin e punës së zezë, zvogëlimin e tregut informal të punës etj., sipas modeleve bashkëkohore.

Gjatë analizës, ministri Bejtaj u shpreh se MPÇS, gjatë tre muajve janar-mars 2004, ka punuar për zbatimin e programit të Qeverisë duke i kushtuar rëndësi të dorës së parë plotësimit të kuadrit ligjor i cili do të përshpejtojë realizimin e zbatimin e reformave në fushën e tregut të punës dhë atë social. Gjatë kësaj periudhe, janë përfunduar e miratuar nga Këshilli i Ministrave të gjitha projektaktet e parashikuara nga kjo ministri. Ndër vendimet më të rëndësishme është ai për indeksimin e pagave sipas normës së inflacionit, i cili po zbatohet për herë të parë në Shqipëri. Gjithashtu u Ministri Bejtaj tha se janë bërë rregullime dhe akordime në statusin e një kategorie përfituesish si pilotët, punonjës të industrisë ushtarake, invalidëve të punës, etj. Ministri u shpreh se projektligji "Ndihma dhe shërbimet sociale" synon modernizimin e shërbimeve sociale, decentralizimin e shpërndarjes së ndihmës si dhe përsosjen e elementeve të tjerë të përfitimit.

Në fushën e sigurimeve shoqërore ka patur disa objektiva nënvizoi ministri Bejtaj si ai për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve, pregatitja për zbatimin e procesit të indeksimit të pensioneve, shkurtimi i afateve të lidhjes së pensioneve etj. Për këtë qëllim u pergatit dhe u shpernda në të gjitha Drejtoritë Rajonale udhëzimi në zbatim të VKM,nr.816 datë 26.11.2003, "Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike".

Ministria po punon për përmbushjen e objektivave në fushën e formimit profesional me synim "Zhvillimin e sistemit të formimit profesional në përputhje me kërkesat e tregut të punës". Ministri u shpreh se po punohet për riorganizimin e qendrave publike të formimit profesional. Vazhdojnë punimet për realizimin e investimeve për ngritjen e qendrave të reja në qytetet e Fierit dhe Elbasanit me synim që brenda vitit 2004 të fillojnë kurset e para. Fillimi i implementimit të Projektit "Mbështetje për Reformën në Arsim dhe Formim Profesional" të financuar nga BE në kuadrin e Programit CARDS 2002, është një tjetër moment i rëndësishëm.

Objektivi i rëndësishëm në fushën e Shërbimeve komunitare, ka qene rritja e llojshmërisë dhe zgjerimi i gjeografisë së shërbimeve dhe decentralizimi i tyre, tha z.Bejtaj

Ministri Ëngjëll Bejtaj informoi edhe për matricën "Lehtësimi i qarkullimit të lirë të njerëzve" për të cilën po punohet për perafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e evropian në fushën e migracionit. Në këtë kuadër është punuar për verifikimin e përputhshmërisë së ligjit "Për emigrimin e shtetasve shqiptare për qëllime punësimi" me standartet e BE.

Kryeministri ka kerkuar ndermarjen e hapave konkrete ne bashkepunim me organet e tjera perkatese per evidentimin dhe goditjen e subjekteve qe punesojne shtetas pa u paguar atyre kontributet dhe duke ju shmangur keshtu detyrimeve ligjore.

Në takim, u diskutua edhe për objektivat e ardhshëm të kësaj Ministrie, ku ndër objektivat kryesore është hartimi i Vendimit për caktimin e pagës minimale që duhet të përfundojë në muajin qershor 2004.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›