E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundojnë zgjedhjet në FSHF, Duka rizgjidhet me 49 vota pro

Me 49 vota pra, është rizgjedhur për të tretën herë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ndërsa dy kandidatët e tjerë, Refik Halili dhe Rudi Vata, kanë marrë nga Asambleja Kombëtare e FSHF-së, përkatësisht 15 vota dhe 1 votë. Pas rizgjedhjes për të tretën herë, Duka gjatë prononcimit të tij për mediat falënderoi Asamblenë dhe konkurrentët që ishin në garë me të. Ai premtoi se do të marrë parasysh të gjitha ato vërejtje që dolën gjatë punimeve të sotme. “Duhet të kemi sa më shumë rezultate, në kampionatin kombëtar, në afrimin e sa më shumë fëmijëve në futboll. Falënderoj konkurrentët dhe i premtoj se do i përfshij në platformën time për të afruar futbollin shqiptar drejt futbollit evropian . Ftoj që së bashku të kontribuojmë maksimalisht për futbollin”, tha Duka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›