E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli pret delegacionet nderkombetare

Kryetarja e Kuvendit priti në takime të veçanta delegacionet parlamentarë ardhur nga e gjithë bota, të ftuar për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë. Kryeparlamentarja Topalli priti miqtë e ftuar prej saj: Zv.Presidentin e Parlamentit të Austrisë, nënkryetarin e  Parlamentit të Bullgarisë, Nënkryetarin e Parlamentit të Polonisë, atë të Marokut, Përfaqësuesin e lartë të  Senatit të Pakistanit si dhe Kryetarin e grupit të miqësisë në senatin francez.
Duke u shprehur mirënjohjen për ardhjen e tyre, si simbol i një miqësie të fortë, Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga parlamentarët e vendeve anëtare të BE-së, mbështetje për përshpejtimin e hapave të Shqipërisë drejt Europës, që nga statusi i vendit kandidat e më tej në rrugën e bashkimit me familjen europiane.
Miqtë e ftuar ofruan mbështetjen e vendeve të tyre duke e vlerësuar Shqipërinë si një shembull të mirë optimist për hapat e shpejtë drejt Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›