Pjesëmarrja e PS-së në Kuvend për vizat
11/03/2010 Deputetët të ndarë në pro dhe kundër vendimit
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të jetë sot në sallën e Kuvendit, ku do të diskutohet mbi procesin e liberalizimit të vizave. Një vendim i tillë u mor dje, gjatë mbledhjes që zhvilloi grupi kuvendor socialist. Por ndërkohë referuar pikërisht objektit të diskutimit në seancën parlamentare të ditës së sotme, ligjvënësit socialistë kanë qenë të ndarë në qëndrimin e tyre. Kështu, burime pranë këtij takimi bënë me dije se një pjesë e deputetëve të PS-së nuk kanë qenë të mendimit për të marrë pjesë në këtë seancë, pasi në gjykimin e tyre, projektrezoluta e propozuar nga PD për procesin e liberalizimit të vizave nuk është gjë tjetër vetëm një provokim që i bëhet ligjvënësve socialistë. Ndërsa pjesa tjetër e ka konsideruar të rëndësishme këtë çështje, duke insistuar që të kthehen në seancë vetëm në pikën ku do të diskutohet mbi çështje të tillë. Megjithatë, edhe pse u vendos ndërmarrja e një hapi të tillë, pritet që kushtet dhe prioritetet e tyre, socialistët ti parashtrojnë në një deklaratë, ku në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të mund të bëhet e qartë se cili është pozicioni i socialistëve mbi procesin e liberalizimit të vizave. Kështu, pritet që gjatë seancës deputetët socialistë të bëjnë ndryshimet dhe propozimet e tyre, sa i takon projektrezolutës. Por dhe mbi këtë pikë mësohet se në takimin e djeshëm deputetët socialistë të kenë pasur përplasje. Jo për përmbajtjen e kësaj fjale, por për emrin, i cili do të mund ta lexojë atë në Kuvend. Kështu, propozimet janë përqendruar në disa emra deputetësh të grupit kuvendor socialist, ndër ta Gramoz Ruçi, Ditmir Bushati, Arta Dade. Ndërkohë që edhe pse kjo mbledhje nuk vendosi mbi një çështje të tillë, pritet që sot të jetë deputetja Dade ajo që të mbajë fjalën në Kuvend.
Kreu socialist takime me drejtuesit e grupit parlamentar të socialistëve në PE
Rama: Transparenca dhe vizat, prioritetet e PS
Oli Xhilaga
Rasti “Ruzhdie” i bëhet me dije dhe grupit parlamentar të socialistëve në Parlamentin Evropian. Ishte vetë kreu socialist Edi Rama, ai i cili gjatë takimeve të tij në Strasburg iu referua pikërisht këtij rasti, për të paraqitur një panoramë sa më të qartë mbi mënyrën se si është zhvilluar procesi zgjedhor në 28 qershor të vitit që kaloi. Kështu, gjatë vizitës së tij dyditore në Strasburg, kryetari i PS-së, Rama, u takua me drejtuesit e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, dhe gjithashtu mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve, në Parlamentin Evropian. Në këto takime, kreu i socialistëve shqiptarë u përqendrua tek transparenca e zgjedhjeve të shkuara, për të mos lejuar më përsëritjen e manipulimeve, dhe njëkohësisht te liberalizimi i menjëhershëm i vizave për të gjithë shqiptarët. Nga ana e tij, kryetari i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Martin Schultz, mirëpriti kthimin e deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, sikurse shprehu besimin se “partitë e qeverisë shqiptare do ti japin tashmë një përgjigje pozitive kërkesave të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të vitit 2009”. Në gjykimin e tij, vetëm në këtë mënyrë mund të vendoset një bazë e re për dialog konstruktiv ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, në këndvështrim të forcimit të procesit të integrimit evropian të vendit. Ndërkohë që kreu Rama, ndalur në arsyet që sollën vizitën e tij në Strasburg, sqaroi se “dy janë çështjet e mëdha që na kanë sjellë këtë herë në Parlamentin Evropian: transparenca e zgjedhjeve të shkuara për të mos lejuar që të ardhmet tu ngjajnë të shkuarave dhe njëkohësisht liberalizimi i menjëhershëm i vizave për të gjithë shqiptarët”. Madje, po në këtë linjë, Rama shtoi se “e vërteta rrëqethëse e Ruzhdies duhet të dalë në dritë në të gjitha Ruzhdiet e tjera anembanë Shqipërisë dhe ku Shqipëria duhet të ndahet njëherë e mirë nga kjo praktikë e shëmtuar dhe e patolerueshme. E përsëris, Shqipëria duhet njëkohësisht tu bashkëngjitet të gjithë vendeve të tjera që lëvizin sot lirisht nëpër Evropë”.
Severin dhe Svoboda
Në takimet e kryetarit Rama me drejtuesit e socialistëve evropianë u nënvizua që partitë në Kuvendin e Shqipërisë duhet të marrin kohë të mjaftueshme për të arritur një zgjidhje të balancuar për krizën aktuale politike në vend. Zëvendëspresidentët e grupit parlamentar të socialistëve në PE, Severin dhe Svoboda, deklaruan dëshirën e tyre që së bashku me kolegët e tyre nga grupi PPE në Parlamentin Evropian, të vizitojnë Shqipërinë dhe të zhvillojnë bisedime me të gjitha partitë, për të ndihmuar gjetjen e një marrëveshjeje për një zgjidhje të balancuar. Gjithashtu duhet nënvizuar se disa çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë u diskutuan gjatë këtyre takimeve, përfshirë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.