E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Ngrini zërin për kërkesat tuaja

11/03/2010 Presidenti pret shoqatat e të përndjekurve politikë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje një përfaqësi të të përndjekurve politik`, të cilëve, pasi u njoh me shqetësimet e tyre, u sugjeroi që të ngrenë zërin dhe të ndjekin të gjitha rrugët dhe procedurat e ligjshme institucionale me synim përmbushjen e kërkesës së tyre. Kreu i shtetit shqiptar gjithashtu, pasi dëgjoi me vëmendje mendimet e shprehura nga bashkëbiseduesit në këtë takim, i siguroi rreth vullnetit dhe predispozicionit të plotë personal dhe institucional ndaj shqetësimeve të tyre. Në përbërje të kësaj përfaqësie ishin drejtues të Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe të përndjekur politikë protagonistë të 20 shkurtit 1991. Ata e njohën Presidentin Topi me kërkesën e tyre që emërtimi i datës simbol 20 shkurt 1991 të pasqyrojë më mirë të vërtetën historike të atij momenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›