Kryeministri italian Romano Prodi: Raporti midis dy vendeve tona, raport i veçantë dhe vital
Kryeministri Berisha zhvilloi në Nju Jork një takim të veçantë me kryeministrin italian Romano Prodi.
Të dy personalitetet ndanë të njëjtin vlerësim për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat dhe shprehën angazhimin e përbashkët dhe vendosmërinë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri italian Prodi siguroi Kryeministrin Berisha se Italia do të mbështesë fuqishëm dhe në mënyrë aktive anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri italian vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e qeverisë shqiptare në luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shprehu mbështetjen e plotë për reformat e ndërrmarra nga qeveria në fusha të ndryshme. Duke u ndalur në çështjet ekonomike, Kryeministri italian u shpreh se do të kërkojë nxitjen e biznesit italian për të investuar në Shqipëri, si vendi më i përshtatshëm për investime, për shkak të afërsisë dhe lidhjeve te ngushta reciproke. Në këtë kuadër, zoti Prodi ngriti çështjen e ripërsëritjes së marrëvshjes së vitit 91, si një marrveshje shumë e vlefshme për investimet e vogla dhe të mesme. Ndër çështjet e diskutuara në takim ishte Korridori 8-të dhe roli i tij, në shndërrimin e Shqipërisë në një portë të rëndësishme të Ballkanit.
Gjithashtu, zoti Prodi u shpreh me nota optimiste për emigrantët shqiptarë, punën dhe legalizmin e tyre.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e vlerësoi zotin Prodi si një mik shumë të çmuar të shqiptarëve dhe mbrojtës të madh të përpjekjeve të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të ndërtuar demokracinë dhe shoqërinë e lirë. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha u shpreh se ndihma e Italisë ka qenë shumë e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë dhë të ardhmes së Shqipërisë. Kryeministri Berisha e falënderoi gjithashtu zotin Prodi për kontributin e tij personal në mbështetje të përpjekjeve integruese të Shqipërisë, duke shprehur vendosmërinë e tij për realizimin e kontratës së shqiptarëve me BE-në dhe përmbushjen e plotë të MSA-së. Ndër të tjera, Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen zotit Prodi për mbështetjen e dhënë emigrantëve shqiptarë në përpjekjet e tyre për integrim në vendin fqinj.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për Kosovën. Kryeministri Berisha e falënderoi Zotin Prodi për qendrimin e rëndësishëm dhe shumë pozitiv që Italia adapton në zgjidhjen e këtij problemi.
Gjatë bisedimeve, Kryeministri italian Romano Prodi shprehu kënaqësinë që do të vizitojë përsëri vendin tonë.
Lidhur me këtë takim, kryeministri Berisha bëri për mediet, komentin e mëposhtëm:
Pyetje: Zoti Berisha, ju keni patur nje takim edhe me homologun tuaj italian Romano Prodi. Pati te reja nga takimi?
Kryeministri Berisha: Jo vetem pati te reja, por edhe shume te mira, sepse pata nje takim shume miqesor. Kryeministri Prodi me siguroi se së shpejti do te vije ne Shqiperi. Kryeministri Prodi eshte nje mik shume i çmuar i shqiptareve dhe mbrojtes shume i madh i përpjekjeve te Shqiperise dhe shqiptareve per te ndertuar demokracine dhe shoqerine e lire, nje nga promotoret e solidaritetit me te madh te kombit italian ndaj shqiptarëve.
Kryeministri Prodi më siguroi se Italia do te mbështesë fuqishem dhe aktivisht aneresimin e Shqiperise ne NATO. Gjithashtu zoti Prodi me siguroi se do te nxise biznesin italian te investoje ne Shqiperi dhe vete kryeministri ngriti çeshtjen e riperseritjes se marrëvshjes se vitit 91, që eshte marrëveshje shume e vlefshme per investimet e vogla dhe te mesme, sepse investitorët e medhenj vendosin sipas vullnetit te tyre.
Gjithashtu zoti Prodi u shpreh me notat më pozitive per emigrantet shqiptare, punen dhe legalizmin e tyre, per te cilen une i shpreha mirenjohjen.
Diskutuam per Kosoven dhe e falenderova për qendrimin realisht shume te rendesishem dhe shume pozitiv që Italia adapton ne zgjidhjen e këtij problemi. Mendoj se ishte një takim shumë intensiv, shumë miqësor dhe me rezultate konkrete.