Zgjatet mandati i presidentit në Rusi, nga 4 në 6 vjet
Moskë (Start)- Ligjvënësit rusë në dhomën e ulët miratuan amendamentin për zgjatjen e mandatit të presidentit të vendit. Manditi i presidentit në Rusi ishte 4 vjet, me ndryshimin e ri ai do të jetë 6 vjet.
Në votimin e zhvilluar, 392 deputetë ishin pro këtij ndryshimi, dhe vetëm 57 deputetë në votim ishin kundër memorandumit. Ky ndryshim, për të hyrë në fuqi, duhet të miratohet më parë edhe nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.
Vendimi për ndryshimin e kohës së drejtimit të shtetit nga presidenti në Rusi, pritet që të ketë efekt në zgjedhjet e ardhshme.