E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano vizitoi sot në mesditë Panairin Ndërkombëtar 2004 Klik Ekspo Group, organizuar në Pallatin e Kongreseve dhe në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë. Kr

Kryeministri Fatos Nano vizitoi sot në mesditë Panairin Ndërkombëtar 2004 Klik Ekspo Group, organizuar në Pallatin e Kongreseve dhe në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.

Kryeministri vizitoi stendat me prodhimet vendase dhe të huaja të paraqitura në panair dhe u interesua për ecurinë e biznesit dhe rolin e tij në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri Nano inkurajoi frymën e bashkëpunimit mes sipërmarrjeve të biznesit rajonal dhe të vendeve të tjera në këtë panair, në funksion të investimeve në vend, zhvillimit të ekonomisë, etj.

Gjithashtu, zoti Nano vizitoi edhe stendat e prodhimeve të Kosovës, ku ai vlerësoi nivelin e përfaqësimit të biznesit kosovar në këtë panair.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›