Kryeministri kerkon pershpejtim te reformave dhe programeve per çdo ministri Eshte zhvilluar sot mbledhja e pare e Keshillit te Ministrave drejtuar nga Kryeministri z.Fatos NANO. Axhenda e percaktu
Kryeministri kerkon pershpejtim te reformave dhe programeve per çdo ministri
Eshte zhvilluar sot mbledhja e pare e Keshillit te Ministrave drejtuar nga Kryeministri z.Fatos NANO. Axhenda e percaktuar per kete mbledhje perfshinte fjalen e Kryeministrit te Shqiperise, Diskutimin per zbatimin e programit politik te Qeverise 2002-2005 si dhe kujtese "Per rregullat e paraqitjes se projekt akteve normative per shqyrtim ne Keshillin e Ministrave".
Ne kete takim te pare te Kabinetit Qeveritar, Kryeministri eshte shprehur per perqendrimin e veprimtarise qeverisese ne thellimin e reformave dhe pershpejtimin e integrimit europian te Shqiperise ndersa ka theksuar frymen e re qe duhet te mbizoteroje ne bashkepunimin midis autoriteteve te Qeverise fryme qe sipas tij duhet te delegohet edhe ne stafet e cdo dikasteri ne menyre qe te arrihen rezultatet e pritshme.
Duke u ndalur ne prioritetet e aktivitetit te qeverise Kryeministri ka theksuar nevojen e koordinimit te dy komponenteve te rendesishem, marreveshjet dhe programet qe aktualisht jane ne rrugen e zbatimit dhe programit te ri te qeverise ne qender te te cilit jane nje sere reformash ne fusha te ndryshme duke nenvizuar realizimin e disa paketave te rendesishme si ne reformat ekonomiko-financiare dhe reformat e rendesishme ligjore .
Kryeministri ka kerkuar qe brenda nje periudhe te shkurter te hartohen programe dhe strategji per veprimtarine e cdo ministrie gje qe do te veje ne funksionim programin ambicioz qeverises dhe ne kete rast eshte vleresuar hartimi koncepteve baze per realizimin e tyre. Gjithashtu eshte kerkuar nje program veprimesh per te garantuar normalitet ne ceshtje te rendesishme dhe te prekshme si energjitika, permiresimi i furnizmit me uje,etj ne nje afat 2-3 mujor dhe sipas tij kjo arrihet me nderhyrje emergjente dhe te percakuara qarte.
Kryeministri dhe ministrat kane zhvilluar me pas nje diskutim konkret dhe te dobishem duke u ndalur ne prioritet dhe inisiativat perkatese per cdo dikaster, ne vemendje te te cilave ishte realizimi i objektivave dhe reformave qe do te siguronin progress ne veprimtarine e qeverise se re.