E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri kinez: Te rritet bashkepunimi ekonomik

Shqiperia dhe Kina duhet te thellojne me tej bashkepunimin ekonomik. Kjo eshte deklarata qe ka bere dhe kryeministri kinez, Een Jiabao, gjate takimit ne samitin e Varshaves, me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto.

Kryeministri kinez, Een Jiabao, u shpreh se eshte paresore qe bashkepunimi ekonomik te zhvillohet me tej ne fusha te tilla si: infrastruktura, hidrocentralet, portet apo zonat industriale. Ne drejtim te bashkepunimit ne fushen e arsimit, kryeministri kinez tha se vlereson perpjekjet e Shqiperise per perhapjen e kultures dhe gjuhes kineze dhe hapjen e shkolles se Konfucit ne Shqiperi. "Po ashtu, ne po punojme qe te rritet edhe numri studenteve shqiptare qe te studiojne ne Kine, apo kinezeve qe te vijne ne Shqiperi. Rritja e kontakteve dhe shkembimeve njerezore, do te jete nje shtyse edhe per rritjen e turisteve kineze, qe do te vizitojne Shqiperine", - tha kryeministri kinez. Ndersa kreu i diplomacise shqiptare ka theksuar se marredheniet midis dy vendeve, te cilat jane ne nivel shume te mire dhe duhet te konkretizohen edhe me tej ne fusha te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›