E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemërimi ndaj krizës rrëzon qeverinë rumune

Rumani- Qeveria rumune mori dje një votim mosbesimi, vetëm dy muaj pas marrjes së detyres.

Opozita u mbështet në zemërimin e publikut mbi masat shtrënguese për të alrguar kryeministrin Mihai Razvan Ungureanu.

Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë ka shkurtuar të gjitha pagat dhe ka rritur taksat në përpjekje për ta çuar ekonominë rumune në një bazë më të shëndoshë.

Presidenti rumun, Traian Basescu caktoi liderin e krahut të majtë të opozitës Viktor Ponta si kryeministrin e ri të vendit.

‘Unë i kërkova Viktor Pontas të formojë një qeveri të re’- tha zoti Basescu siaps agjencisë së lajmeve AFP.

Më parë zoti Ponta përshendeti voten e mosbesimit duke thënë se shënoi fundin ‘e një sistemi abuzimi që po përdor çdo armë të mundshme’.

Teksa ka nënvizuar se ditën e djeshme u vednos në vend drejtësia. Mësohet se zgjedhjet  parlamentare do të mbahen në muajin Nëntor.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›