Kryeministri kinez kërkon reforma politike

Kryeministri kinez, Ven Xhiabao edhe një herë theksoi se Kina ka nevojë të ndërmarrë reforma politike.
Ai theksoi se arritjet e 30-vjetëve të fundit mund të humben nëse nuk ndërmerren ndryshime “institucionale”.
Kryeministri nuk tha ekzaktësisht se çfarë reformash nevojiteshin, por theksoi se ato duhen të prezantohen gradualisht. Këta komente Xhiabao i bëri gjatë një konference për shtyp të mbajtur pas sesionit të përçdovitshëm parlamentar në Pekin.
Komentet e tij duket se do ta vendosin kryeministrin kinez jashtë radhëve të konservatorëve.