E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marok, demonstratë për të kërkuar reforma, disa të plagosur

Disa persona janë plagosur dje në qytetin më të madh të Marokut, Kazablanka, kur policia speciale ka përdorë shkopinj për të ndërprerë tubimin e qindra demonstruesve, që kërkonin reforma.

Aktivistja Ghizlaine Benameur, që mori pjesë në këtë demonstratë, i tha agjencisë Reuters, se tubimi “ishte paqësor dhe ne nuk e dijmë se si ndodhi që policia sulmoi protestën paqësore”.

Ndërkohë ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtar të ministrisë së brendshme të Marokut lidhur me këtë zhvillim.

Mbreti Mohamed, javën e kaluar, ka emëruar një komitet për të hartuar propozimin për reformën kushtetuese, me të cilën do të zgjeroheshin të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur, të sigurohet se zyrtarët duhet të kenë përgjegjësi dhe që sistemi i drejtësisë të jetë e pavarur.

Plani i tij kërkon që për reformat kushtetuese të mbahet referendum.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›