Rama: Vendi në krizë ekonomike e politike

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se vendi po kalon një krizë të rëndë ekonomike e politike për faj të interesave të ngushta të disa personave."Shqipëria po përjeton krizë të politikës, demokracisë dhe të ekonomisë", u shpreh ai. Rama foli për një aleancë të paskupullt Berisha-Meta-Nano ."Aleanca Berisha-Meta-Nano, është e paskupullt, kërkon të krijojë një skemë të mbyllur interesash ku opozita të bëhet kukull", tha Edi Rama.
Sipas tij, njerëzit në pushtet janë mbi ligjin. "PS ka detyrimin të vërë alarmin për rrezikun që i kanoset demokracisë nëse mbyllet kapitulli i 28 qershorit", tha Rama. kryesocialisti Rama ka kërkuar edhe një herë hapjen e kutive të vomimit. Rama e cilësoi buxhetin e shtetit, piramidë pa fund.