E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe masa drastike ndaj motocikletave

Policia rrugore e Lezhës ka ngritur 7 postoblloqe në hyrje- daljet kryesore të qytetit, duke vendosur në vëmendjen e tyre motocikletat. Mungesa e dokumentacioneve dhe kryesisht lejes së drejtimit për këto mjete janë bërë objekt i kontrolleve të rrugorëve në Lezhë, kjo për faktin pasi mbeten një shqetësim i vazhdueshëm për shkak të numrit të lartë të aksidenteve ku përfshihen drejtuesit e motocikletave. Nga kryerja e ekspertizave në këto aksidente ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve në shumicën e rasteve lëvizin pa leje drejtimi dhe nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Postoblloqet e policisë rrugore janë përqëndruar në Balldre e Manati të Lezhës, në kryqëzimet e Tales dhe të Milotit si dhe në hyrje -dalje të Fushë Krujës. Këto kontrolle nuk do të jenë aksione te veçanta, por do jenë në vazhdimësi, pasi kohët e fundit ka patur një shtim të numrit të motocikletave që lëvizin në rrugët që mbulon qarkullimi rrugor në komisariatin e Lezhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›