E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon komandot shqiptare ne Afganistan Krenare per ju

Kryeministri Sali Berisha është kthyer në atdhe pas vizitës që i bëri trupave të Forcave të Armatosura Shqiptare në Afganistan, që operojnë në kuadër të misionit të NATO-s, ISAF. Gjatë takimit me ushtarët shqiptarë në Kamp Arena, në Herat, kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen më të thellë të tij, të qeverisë dhe popullit shqiptar për përfaqësimin me dinjitet të lartë të Shqipërisë, në përmbushjen e angazhimeve të tyre, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në mbështetje të popullit afgan. Kryeministri Berisha u ndal në mënyrë të veçantë në aktin sublim të kapiten Feti Voglit, i cili dha jetën për mbrojtjen e paqes.
Kreu i qeverisë, gjatë vizitës në bazën ushtarake ajrore të Kandaharit, ku u prit nga Komandanti i Njësisë Shqiptare, Nënkolonel Behar Mara dhe Zëvendëskomandanti i Komandës Rajonale Jugore Chriss Fields, mori vlerësimet më të larta për përformancën e shkëlqyer të ushtarakëve shqiptare dhe duke shfrytëzuar këtë vizitë, ata i ri shprehën Kryeministrit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së Kapiten Veti Voglit dhe vlerësimin më të madh për të si një oficer dhe mik i shkëlqyer. Kryeministri Berisha i falenderoi ushtaraket shqiptarë të Forcave Speciale, por edhe kolegët e tyre amerikanë, për punën e shkëlqyer dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ata po japin për konsolidimin e sigurisë në këtë rajon jashtëzakonisht të rëndësishëm për misionin e Koalicionit, për të shkatërruar elementet talebanë e terroristë dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në këtë vend mik.
“Ju punoni sëbashku, luftoni sëbashku, ndani të njëjta kërcënime dhe të njëjtat qëllime, me anëtarët e ushtrisë më të shkëlqyer, asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju punoni në një rajon shumë strategjik, për të siguruar qarkullimin e mallrave dhe lëvizjes drejt këtij vendi. Ju po punoni gjithashtu të ndihmoni komunitetin, për të kthyer faqen e të ndërtojë të ardhmen. Ju po punoni që t’i siguroni ata, nga armiqtë më të rrezikshëm e të egër të paqes jo vetëm të popullit afgan, por edhe të botës, që janë Al Kaeda dhe talebanët. Kauza për të cilën ju luftoni është tepër fisnike. Por, si shqiptarë, ju e kuptoni më mirë sa themelor dhe jetik është për këtë vend të ndërtojë të ardhmen e tij në liri”-deklaroi Berisha
Në këtë vizitë, kryeministri Berisha, i cili shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, pati një takim të veçantë edhe me ushtarakët shqiptarë që janë me mision në Shtabin e ISAF dhe komandën rajonale në Kabul.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësuesin civil më të lartë të NATO-s në Shtabin e ISAF, Ambasadorin Simon Gass. Ambasadori Grass, duke falënderuar kryeministrin Berisha për kontributin e madh të shqiptarëve, ka vlerësuar punën e shkëlqyer të trupave shqiptare në Afganistan.
“Pata një takim të shkëlqyer me kryeministrin Berisha. Është një privilegj dhe një ndër që e pres sot këtu në komandën ISAF, jo vëtëm për punën e shkëlqyer që trupat shqiptare bëjnë këtu në Afganistan në suport të popullit afgan, por edhe në suport të misionit të NATO-s. Ata kanë bërë një punëdhe shërbim të shkëlqyer dhe ishte në nderin tim të falënderoj akryeministrin për kontributin e madh të shqiptarëve. Pata rastin ti shpreh kryeministrit Berisha pikpamjen time mbi zhvillimin politik dhe ekonomik të vëndit. Ishtë një nder i vecantë gjithashtu që e takoj kryeministrin pas 20 vitesh, mbasi unë kam vizituar Tiranën në vitin 92”- u shpreh Grass
Shefi i ekzekutivit shqiptare pati nje takim të veçantë edhe me Komandantin e Forcave Amerikane në Afganistan, Gjeneral John Allen. Gjenerali Allen përcolli konsideratat e tij për kontributin e madh që Shqipëria ka bërë për misionin, por ç’është më e rëndësishmja sipas tij, për lirinë dhe të ardhmen e Afganistanit.
“Ishte një kënaqësi e madhe që prita kryeministrin Berisha në zyrat tona qëndrore në Kabul dhe e falënderoj atë sinqerisht për kontributin e madh që Shqipëria ka bërë për misionin, por c’është më e rëndësishmja për lirinë dhe të ardhmen e Afganistanit. Ishte kënaqësia ime që vite më parë vizitova Shqipërinë në vitin 95 dhe dëgjova kryeministrin mbi historinë e shkëlqyer të progresit të Shqipërisë dhe për antarësimin në NATO dhe tani si anëtar i NATO-s ka një rol jetësor në forcat ndërkombëtare të asistencës, në forcat e NATO-s këtu në Afganistan. Ndaj ju falënderoj zoti kryeministër për kontributin gjeneroz të Shqipërisë në cdo aspekt të këtij misioni. I shpreha kryeministrit dëshirën për të shërbyer bashkarisht me forcat shqiptare në këtë mision dhe në këtë mision të madh për lirinë në Afganistan.
Kryeministri Berisha u shpreh se me gjeneralin John Allen, komandantin e trupave të NATO-s në Afganistan diskutuam gjërësisht mbi situatën në këtë vend mik dhe gjenerali me njohu me suksesin e rëndësishëm, që Aleanca ka arritur në përgatitjen e Forcave të Armatosura të sigurisë së Afganistanit, në luftën e suksesshme kundër AL Kaedës dhe talebanëve në këtë vend, në përgatitjen e shkëlqyer që ka bërë shtabi i udhëhequr nga gjenerali Allen për periudhën e tranzicionit të të gjitha kompetencave tek forcat afgane dhe në projektet që ekzistojnë për të garantuar këtë vend që forcat e Alkaedës dhe talebanëve.
“Nuk mund të nëpërkëmbin më lirinë e këtij kombi i cili ka kaluar periudha të vështira por që meriton të ardhmen, të ndërtojë lirinë e tij, të ndërtojë të ardhmen në liri dhe SHBA janë shumë të vendosura në këtë drejtim. E garantova gjeneralin se Shqipëria dhe njësitë tona do të jenë në këtë vend mik për aq kohë sa do të jenë forcat e njësisë së shkëlqyer amerikane”-theksoi Berisha
Kryeministri Berisha, gjatë qendrimit në Afganistan është pritur edhe nga komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore Gjeneral Brigade Luigi Chapperini, Zëvendëskomandanti i Komandës Rajonale Jugore Gjeneral Majorin Javier Cabeza. Kryeministri Sali Berisha, vlerëson si shumë të rëndërsishme vizitën që zhvilloi në Afganistan. Ai falenderon me mirënjohje Komandën e NATO-s në Kabul, komandot e njësive të saj në Spin Buldok, Kandahar, Komandën e ISAF në Herat, qeverinë turke, Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Italisë për lehtësimet e jashtëzakonshme që krijuan në realizimin e plotë të kësaj vizite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›