E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri në Bon për kongresin e Partive Popullore

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha është nisur dje për një vizitë dyditore në Bon, në Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin Statutor të Partive Popullore Evropiane, i cili zhvillohet në datat 9-10 dhjetor në Ëorld Conference Centre dhe është evenimenti më i madh për Partitë Popullore Evropiane, që pas qershorit 2009. Gjatë kësaj vizite, Berisha do të jetë pjesëmarrës në aktivitetet dhe seminaret e organizuara nga Qendra për Studimet Evropiane me temë “Domethënia e vitit 89 - Mësime për shekullin e 21-të”, si dhe në seksionet dhe punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane, gjatë të cilit kryeministri Berisha do të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse. Gjithashtu, ai do të zhvillojë disa takime bilaterale dhe do të shkëmbejë ide dhe mendime me liderët më të mëdhenj evropianë, pjesëmarrës në këtë Kongres, mbi sfidat me të cilat përballet Evropa sot, në ekonomi dhe pas krizës financiare, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Pritet që në aktivitet të jenë pjesëmarrës mbi 1500 delegatë, të cilët do të japin me diskutimet dhe analizat e tyre, një kontribut të rëndësishëm në axhendën politike evropiane, drejt politikave ekonomike të qëndrueshme, për kapërcimin e pasojave të krizës ekonomike dhe integrimit evropian të vendeve që e aspirojnë atë.

Ky lajm është publikuar: 10/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›