Berisha: “Edi Rama, një udhëheqës i klanit mafioz”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha akuzon kryesocialistin Rama si udhëheqës së një klani mafioz që punon për interesat e tij. Ai pohoi dje gjatë një konference për shtyp se nga gjysmë milioni qytetarë që ishin në shesh shumë prej tyre ndiheshin të lënduar për udhëheqësin e Partisë Socialiste, i cili nuk e meriton të vazhdojë karrierën politike. Sipas Berishës, Rama që i ka mohuar kafshatën fëmijës e tij, mohon të njohë votën e shqiptarëve, e cila është njohur dhe pranuar dhe nga ndërkombëtarët. Ai shtoi më tej se ky bos i aleancës punisto-mafioze nuk mund të zhbllokojë çmontimin e klanit mafioz dhe për këtë do të marrë përgjigje ligjore. Me tej Berisha ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në mitingun me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Demokracisë. Sipas tij, sheshi “Skënderbej” ishte zbukuruar si kurrë ndonjëherë në historinë e tij me idealet e dhjetorit, me idealin evropian të qytetarëve shqiptarë.
Deklarata
“Në sheshin “Skënderbej”, ne u bashkuam si qytetarë nga mbarë Tirana, nga mbarë Shqipëria, u bashkuam si kurrë ndonjëherë më parë. Ndaj dhe unë duke u përkulur me nderim të madh, me mirënjohje të thellë, dëshiroj tju përqafoj të gjithëve ju, për aktin tuaj fisnik, për nderimin që i bëtë 8 Dhjetorit, datës që ndau historinë. Ne u bashkuam në shesh gjysmë milioni qytetarë, si kurrë ndonjëherë, me ndjenjën e thellë të besimit të asaj që realizuam 19 vite më parë, të asaj që studentët liberatorë, të udhëhequr nga Azem Hajdari, realizuan më 8 dhjetor të vitit 1990”, - tha dje Berisha. Sipas tij, mbledhja në shesh ishte kremtim i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO apo i pranimit të kërkesës për në BE. Berisha premtoi se këtë mbështetje të madhe do ta marrë si përgjegjësi dhe angazhim për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve. “Ajo çka unë pashë, preka, ndjeva, dëgjova në shesh ishte vërshimi i lumenjve të mëdhenj të entuziazmit, të optimizmit, të shpresës, të besimit. Pra sheshi “Skënderbej” ishte zbukuruar si kurrë ndonjëherë në historinë e tij me idealet e dhjetorit, me idealin evropian të qytetarëve shqiptarë. Unë dua tju garantoj ju, se e marr këtë mbështetje masive, si një përgjegjësi të madhe, si një detyrim madhor, që me përkushtimin më të madh dhe total, të qeverisë sime dhe të administratës, të bëjmë çdo gjë që ëndrrat tuaja ti shndërrojmë në realitet, të lëvizim sa më shpejt të lirë pa viza në Evropë, të ndërtojmë me përkushtim të madh Shqipërinë evropiane”, - tha ai. Por kreu i qeverisë nuk ka harruar as akuzat personale ndaj kryesocialistit Rama. “Nuk ishin të paktë, madje të shumtë, që ndiheshin të lënduar, ndiheshin të irrituar me të drejtë, sepse sot pas 19 vitesh një njeri, një udhëheqës i Partisë Socialiste, por do të më falni, se do të shprehem, një udhëheqës pa brekë, sepse siç ka dalë zotëria e tij në plazhet publike, nuk ka një politikan të vetëm në botë që të ketë dalë, nuk ekziston një politikan që vazhdon karrierën politike pas një akti apo një gjesti të tillë, ai njeri deklaron se do të shkelmojë mbi votën tuaj, deklaron se nuk njeh vullnetin tuaj. Pse kjo? Absolutisht fund e krye, vetëm për interesa mafioze të pastra”, - tha ai. Ai pohoi më tej se Rama nuk mund të pranojë votën e shqiptarëve kur për vite me radhë ka mohuar kafshatën e fëmijës së tij. “Ai që i mohon fëmijës së tij atësinë, ai, jo votën, por është i gatshëm tju mohojë juve çdo gjë. Ky pinjoll i një babai që firmoste ekzekutimin e intelektualëve, pikërisht muajin kur shembej Muri i Berlinit, na shprehet se është krenar me trashëgiminë e tij, madje dhe kërcënon me trashëgiminë e tij”,- tha ai. Berisha shtoi se interesat e Ramës janë shumë larg interesave të opozitarëve të vërtetë.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009