Turbullirat shqiptare në momentet kyç
Autori i Lajmit: Nga Qerim Pllana
Shqipëria po rrezikohet edhe nga agjentura të huaja, sepse sa herë e pati ngushtë Kosova, për çudi dy dekadave të fundit trazohet Shqipëria. Vërtetë dy dekadave të fundit turbullirat në shtetin amë, janë duke u përsëritur si me porosi! Prandaj, të mos mendosh se çfarë ndodhë jashtë shtëpisë dhe oborrit tënd, është një soj sikur të mos dish se ç`është duke ndodhur në familje dhe brenda shtëpisë sate. Dy dekadave të fundit bërja e politikës shqiptare, të paktën tri herë e ka dëshmuar se është jo koherente, e paaftë, madje e rrezikshme për vetë qenien kombëtare. Ndodhi kjo me vërshimin e ambasadave, dhe detit më 1990, pastaj gjatë vitit 1997, kur Kosova po digjej e tëra. Pastaj me Otranton, Gërdecin, tani gjatë kësaj vjeshte me grindjet, fyerjet dhe ofendimet reciproke mes pozitës dhe opozitës, mitingjeve, për çështje të zgjedhjeve, mos zgjedhjeve të votave të 28 qershorit. Kur Kosova ballafaqohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, (pavarësisht se “vëllai”, mori në mbrojtje pavarësinë e saj), por, veprimet në vend janë shembujt më drastikë të një politike me defekte jashtëzakonisht të rrezikshme.
Të rrezikshme jo vetëm për Shqipërinë, kjo “luftë” e pa kompromis bëhet në dëm të vendit dhe të kombit në përgjithësi, sidomos të Kosovës në veçanti. Tri rastet, me këtë të fundit, kur pozita me opozitën duan t`ia nxjerrin “sytë dhe yndyrën njëra-tjetrës”, me kërcënime, ofendime, sharje dhe gjuhë armiqësore, janë shembujt më të drastik të udhëheqësve kryeneç me politikën e tyre defekte. “Hap kutit! Nuk i hap kutitë”! Kuvendin e Shqipërisë e kanë sjell në një “Hyde-Park-u”, shamatash, grindjesh, sharjesh dhe kërcënimesh të papara ndonjëherë. Në vend se Qeveria dhe Kuvendi të merren me punët dhe detyrat e premtuara gjatë zgjedhjeve, gjysma e ulëseve në shtëpinë e cila ka për detyrë të udhëheq politikë kushtetuese, kombëtare legjislative-zhvillimore, gati 6-muaj rresht merret me çështje meskine. Sharje, konferenca për shtyp, si letrat “Selam, Ali vojskes”, por kur se si t`u përvishen punës dhe detyrave kushtetuese, ligjore nacionale, ekonomike e sociale. Për dëmet dhe humbjet për vendin dhe popullin, askujt nuk i bëhet vonë, nga gjendja e nderë të kthyer gati në amulli. Këtë pa-njerëzi, populli shqiptarë dhe vendi nuk e meritojnë.
Nuk e meriton as Kosova në veri të vendit, e cila përpëlitet me një varg vështirësish, akoma pa i bërë mirë një dekadë çlirimi, dhe dy vite pavarësi. Në shtetin ëmë, tashmë ekzistojnë jo të pestë anarkitë dikur të theksuara nga i ndjeri F. S. Noli, në Kuvendin e viteve 1924.
“Elitë e nderuar” mos luani me zjarrin
Ekziston rreziku i shpërthimit të popullit, i cili nuk mundët të durojë gjatë anarki të tilla politike, ekonomike, sociale, shëndetësore, kriminale etj., me kacafytje si të “gjelave të vjeshtës së vonë për “zogëza”, gjithashtu të vjeshtës së tretë”..! Burimi i kësaj të keqeje është edhe Brukseli, OSBE-ja, dhe së fundi vetë politikanët e padenjë për respekt. E them me bindje të plotë se po të ishin shqiptarët të bashkuar, nuk do të binin aq lehtë në kthetrat e shërbimeve dhe agjenturave të huaja. Po të ishin krerët e të dy partive, pozitë-opozitë më të ndërgjegjshëm, më patriotë dhe më të pastër në (pa) ndërgjegjen e pasurimit (korrupsionit-vjedhjeve), qoftë të votave e sidomos të plaçkitjes të të mirave të atdheut, kjo gjendje nuk do të shprehej në këtë masë rreziku. Hajdutëritë e armëve, tokave, trojeve, bregdetit, bashkëpunimi me djallin për t`u pasuruar në mënyrë përrallore, antiligjore dhe antikushtetuese, janë shkaqet kryesore të kësaj gjendje politike dhe amullisë në shtetin amë. Shqipëria, me politikat e politikanëve, të cilët prijnë në pozitë dhe ata në opozitë, të rrethuara edhe me nga një grusht spekulantesh injorant të partive minore, janë kah e dëmtojnë dhe rrezikojnë skajshmërisht jo vetëm çështjen dhe qenien kombëtare, Kosovën në rrethanat aktuale, por edhe vetë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptarë. Prandaj, “elitë e nderuar”, sidomos ju atje, por dhe këta këtu, (qofshin pozitë apo opozitë), keni kujdes, mos luani me zjarr, sepse jeni të parët ju ata, të cilët mund të digjeni në te !
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009