Rama: “Sali Berisha ka vënë në shënjestër Bashkinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kundërshtari kryesor politik i Berishës, akuzon kryeministrin se po ushtron presion antiligjor ndaj pushtetit vendor për tiu shmangur hijes së krimit elektoral. Rama e cilësoi agresion banditesk ndaj një prone të sipërmarrjes private, shkatërrimin e fasadës së tre kateve të para të pallatit të kunatit të deputetit socialist Dashamir Peza, dy ditë më parë. “Sulmi i djeshëm ishte antiligjor, antinjerëzor dhe me qëllim manipulimin e opinionit publik. E ka të kotë, nuk i ikën dot hijes së krimit elektoral. Nuk do ti ikë dot, herët a vonë, përballjes me paditë në prokurori”, -theksoi Rama duke akuzuar më tej kryeministrin se për të mbuluar korrupsionin e familjes së tij ka hapur luftë primitive ndaj pushtetit vendor. “Për të spostuar vëmendjen nga kutitë e mbyllura të krimit elektoral, nga llogaria e hapur me publikun shqiptare për tërmetin e korrupsionit të mashtrimit elektoral në tunelin e Kalimashit. Nga të dhënat përditë e më rrëqethëse që lidhin qartësisht interesat e familjes së tij me qeverisjen e vendit, Sali Berisha ka hapur një luftë primitive frontale duke vënë në shënjestër edhe pushtetin vendor opozitar dhe duke asgjësuar çdo ditë autonominë vendore“, - theksoi Rama. Kryetari i Bashkisë më të madhe në vend i përçoi mesazhin kreut të Qeverisë se vendorët socialistë janë të vendosur dhe se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Duke i cilësuar si sulme mesjetare të papërfytyrueshme në Evropën e këtyre viteve, Rama i bëri thirrje Berishës të hapë kutitë ose të largohet nga pushteti. “I shkreti Sali mendon se do tia hedhë, duke bërë sikur nuk dëgjon shqetësimet tona të mëdha dhe në anën tjetër duke inskenuar shfaqje të poshtra si ajo e djeshmja, ku kujton se i tregon dhëmbëve kundërshtarit përmes agresionit banditesk ndaj një prone të sipërmarrjeve private, por në fakt tregon panikun alarmant që e ka mbërthyer dhe e shtyn në sjellje e veprime të dëshpëruara”, - u shpreh Rama. Ai shtoi se këto sulme mesjetare të papërfytyrueshme në mes të Evropës 2009 nxjerrin përditë e më në pah fytyrën e këtij pushteti të vjedhur e të falimentuar të cilit i ka mbetur vetëm të hajë vetveten, duke kafshuar me tërbim Kushtetutën, ligjin dhe qytetarët e pafajshëm të këtij shteti.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009