E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Noka me integritet të lartë

Një ditë pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Berisha vlerësoi zgjedhjen e Flamur Nokës në krye të ministrisë së brendshme. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Berisha theksoi se nuk është e ndalaur pë rata të cilët mbajnë poste partiake të mbajnë edhe poste qeveritare
 

“Zoti Noka është një nga bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, me një integritet të lartë i cili me përkushtim të madh ka punuar për suksesin e kësaj qeverisje. N.q.se mendohet se postet pariake janë dënim për postet qeveritare kjo është një gabim. Zoti Noka nuk u kandidua për gjykatës por një nga post të rëndësishëm të mazhorancës dhe një post të tillë ai e mbante në hirarkinë e PD-së. Unë kam besim të madh se ju gazetarët, qytetarët shqiptarë do të kenë tek Zoti Noka një ministër të përkushtuar, transparent, të vendosur për të bërë gjithçka në mbrojtje ligjore të interesa të tyre” shtoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Sali Berisha e cilësoi një proces tërësisht transparent atë të dhënies se liçencës për Lotarinë Kombëtare. Ndërsa  mirëpriti deklaratat e opozitës se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen, ai shtoi se  maxhoranca është gati ta votojë bashkë me ta ngritjen e këtij komisioni.

“Proçesi ka qenë një proces publik, tërësisht transparent. I botuar në mediat ndërkombëtare, me kritere të përcaktuara, jo të shpikura. Natyrisht kritere ndër më rigorozet të përcaktuara nga dy qendrat ndërkombëtarë. Qendra evropiane e lotarisë dhe ajo botërore. Kriteri i artë i listës së kritereve të tyre është 1; licenca e transparencës. Që përbën një dokument simbolik që këto kompani ja lëshojnë kompanive. Shqipëria nuk mund ta shmangte këtë kriter. Ne vendosëm këtë kriter, por ky kriter përjashtonte një seri kompanish, dhjetra syresh e plotësonin kriterin. Për reagimet e bixhozxhive, s`kam asnjë impresion prej tyre. Po të ishte për mua lotaria do ishte e ndaluar, por s`mund të diktoj vullnetin tim në këtë rast" shtoi Berisha.

vijon...
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›