E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Komision i posacem me autoritetet vendore per te zgjidhur problemin e tokes

Komision i posaçëm për zgjidhjen e problematikës së tokës. Ky ishte premtimi i dhënë sot nga vetë Kryeministri Berisha gjatë një bashkëbisedimi në Metoq të Sarandës. 

I ulur për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre, kreu i qeverisë u njoh me një problematikë që sipas njërit prej banorëve lidhet me rivendosjen dhe mbivendosjen e tokës, duke mos u dhënë mundësi atyre që të marrim asnjë dokument. “Do krijohet komision i posaçëm dhe me autoritetet vendore do të rregullojmë problemin e tokës. Për rivendosjen e tokës, do e shqyrtojmë. Në 1995, shteti me dekret i dha tokën fermerëve. Kemi bërë disa vendime muajt e fundit që japin kompetenca qeverisë vendore dhe pas zgjedhjeve do i çojmë në zyrën e hipotekës. Garantojmë se do finalizohen brenda këtij viti. Kemi marrë masat, ka nis procesi. Po përfundojmë regjistrin dixhital të tokës”, vuri në dukje Kryeministri.
Për kreun e ekzekutivit janë mjaft të rëndësishme përpjekjet per të kapur zhvillimin, me qëllim që të kalohet e kaluara. 
“Këto vite ka shtruar shtat një infrastrukturë që nuk imagjinohej pak vite më parë. Janë ndërtuar mbi 10 mijë km. Shqipëria është bërë një nga vendet e lakmuara turistike, Saranda më shumë. Këto vite u anëtarësuam në NATO, pasaportë sigurie për investuesit në Sarandë dhe në Shqipëri, lëvizim të lirë në Europë. Kemi investuar në shkolla, ujësjellës. Bëjmë gjithçka që me djersën tuaj të fitoni më shumë, sepse mbajmë taksa të ulëta. Jemi parti e taksave të ulëta. Kushdo që mban mend vite 92-96 ishim me taksa të ulta. Kur u rikthyem në pushtet u rikthyem tek taksa e 1/10. Përpjekje për ta paraqitur si taksë barbare është e dëshpëruar. Është taksa e librave të shenjtë. Në 4 vitet e fundit 4 mld dollarë. Në vitet e e PS merrnim 32 mln dollarë në vit. Duhet të arrijmë 6 mld dollarë. Filozofia jonë është e thjeshtë. Kemi financuar fermerët. Kryetari i komunës Mesopotam se është gati të japë 1 mijë ha për emigrantët dhe i thashë se edhe ne jemi gati për grande”, deklaroi Berisha.

Kryeministri Berisha deklaroi se zona ka të gjitha potencialet për të thithur investime të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ai premtoi se do të bëhet gjithçka që gjatë viteve të ardhshme të thithen 6 miliardë dollarë investime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›