E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrja e Rames per socialistet Arben Malajn mbajeni mik shpie por mos i jepni voten

Këndin e fjalës këtë të dielë kreu i Partisë Socialiste e zhvendosi në Llakatund të Vlorës. Por përveç kundërvënies ndaj mazhorancës aktuale, ajo u ndal dhe brenda llojit.

Kryetari rama u drejtoi një thirrje të qartë të gjithë votuesve të majtë që të mos votojnë për kandidatin e pavarur për deputet, Arben Malaj.  “Arben Malaj mbajeni mik shpie, por mos i jepni votën”, u shpreh Rama, gjatë bashkëbisedimit me bajnorë të kësaj zone.  Ndërkohë që ndalur në atë çfarë synon që të realizojë PS nëser në qeveri, prioritet sipas tij, është pikërisht zgjidhja e çështjes së pronës.  “Ne do të zgjidhim çështjen e pronës. Reforma të tokës do të zgjidhet brenda 2 viteve. Do bëjmë transparencë me pronat në bregdet. Tokat janë bërë afera të mëdha korruptive”, garantoi Rama. Gjithashtu kreu socialist akuzoi se ka mungesë ndërveprimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror. Moment i cili sipas tij, ka sjellë mungesë uji në disa qytete, kur dihet që uji ndan qytetërimin nga mesjeta.

Rama: Asnjë votë për Arben Malaj Pas bashkëbisedimit në Llakatund, kreu i PS u ndal në Kaninë ku zgjodhi që dhe në këtë kënd fjale të fokusohet pikërisht tek toka dhe apeli për të mos votuar Malajn.  “Se di si Malaj kerkon vote te pavarur. Kete here mund te mos ishte deputet e t’i sherbente ne nje menyre tjeter Vlores  e gjithe Shqiperise. Duhen ndare dy gjera Malajn e kane plot këtu mik, eshte djale Vlore, une nuk iu them mbyllini deren si mik ju them ndihmojeni, por vota me 23 qershor nuk eshte per miqesira. Vota nuk eshte investim per karrigen e Arben Malajt”, u shpreh Rama.   Certifikata e pronesise shqeteson banoret e kesaj zone. Per t’ua zgjidhur kryesocialistit i duhen dy vite kohe. “Zotimi ynë brenda 2 viteve të para do mbyllim reformen 20 vjecare dhe do japim certifikaten e pronesise mbi token cdo familje”, garantoi ai.   Ndersa zhvillimin e turizmit do ta nise nga Kalaja. Per zhvillimin e trashgimise kulturore do te mbeshtese qeverite vendore. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›