E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri premton aeroportin e pamundur të Sarandës

 

Edhe pse ka përfunduar së ndërtuari, aeroporti i Kukësit nuk lejohet të funksionojë. Bllokohet edhe plani për aeroportin e Sarandës

Kukës – Propozimi i investitorëve gjermanë për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar në Sarandë, disa ditë më parë, duket se është i destinuar të mbetet në letër, për shkak se një kompani tjetër e huaj zotëron ekskluzivitetin e fluturimeve ajrore shqiptare me bekimin e qeverisë. Kryeministri Sali Berisha u takua të mërkurën me presidentin e kompanisë gjermane“Dorsch Groupe Holding”, z. Jurgen Roder. Ky i fundit shprehu interesim për të ndërtuar një aeroport ndërkombëtar në Sarandë, aeroport që mund të marrë një pjesë të tregut turistik të Korfuzit. Pavarësisht premtimeve të qeverisë për gatishmëri dhe mikpritje të këtij investime, duket se një aeroport tjetër ndërkombëtar në Shqipëri, nuk është e mundur për sa kohë kompania që menaxhon aeroportin e Rinasit zotëron një monopol ligjor.

Ky ngërç ligjor i krijuar në Shqipëri ka stepur investitorët gjermanë, por kryeministri Sali Berisha në takimin që ka zhvilluar me to i ka falënderuar për interesin e shprehur për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë duke e vlerësuar si një projekt me ndikim të madh në zhvillimin e turizmit në këtë zone, duke u premtuar njëherësh se pengesat ligjore do të tejkalohen. Zoti Berisha informoi investitorët e“Dorsche Groupe Holding” se po negociohet edhe me kompaninë “Tirana Airport Partners” për të adresuar çështjet juridike të kontratës konçensionare për fluturimet ndërkombëtare ku me këtë rast do të behej i mundur edhe zhbllokimi i aeroportit të Kukesit. Por deklarata e kryeministrit Sali Berisha vjen pas një seri deklaratash të një numri zyrtarësh që kishin të bënin me bisedimet me “Tirana Airport Partners” të cilat ose nuk janë zhvilluar, ose kanë përfunduar pa ndonjë rezultat konkret. Ish-ministri i Ndërtimit, Transporteve e Telekomunikacionit në qeverinë Berisha, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të programit të qeverisë në shtator të 2005-ës deklaroi se ligji për dhënien me konçension të aeroportit të Rinasit do të harmonizohet me interesat e komunitetit dhe me ato ndërkombëtare. Të njeëtën gjë kanë përsëritur edhe pasuesit e Bashës në këtë post si ministri Sokol Olldashi apo zëvendësit e tij. Në qershor të këtij viti zv/ministrit të Transporteve e Telekomunikacionit,Ernest Noka, jatë forumit "Strategjia e krijimit të tregut të hapur shqiptar dhe rajonal” tha se problemi i Aeroportit të Kukësit, që ende nuk është vënë në funksionim, është drejt zgjidhjes. Ndërkohë sipas Nokës , qeveria e Kosovëspo shikonte mundësinë e vënies në punë të aeroportit të Kukësit. Numri dy i transporteve deklaroi asokohe se po zhvillohen negociatat me koncesionarët e Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza", që të amendohet Ligji për "Dhënien me koncesion" të Aeroportit të Rinasit që do të pasohej me vënien në shfrytëzim të aeroportit të Kukësit, ku vënia në punë e këtij aeroporti, sipas Nokës, përbën një lehtësi të madhe për Kosovën. Por pavarësisht prej deklarimeve të vazhdueshme asgjë nuk është bërë lidhur me amendimin e kontratës konçensionare që do të pasohej me vënien në shfrytëzim të aeroportit të Kukësit. Rreth 8 muaj para përfundimit të mandatit, në nëntor të vitit 2004, qeveria socialiste e drejtuar nga kryeministri Fatos Nano i dha me konçension kompanisë amerikano-gjermane “Hoçtief” të vetmit aeroport në Shqipëri, atë të Rinasit. Ndërkohë që kontrata është ratifikuar edhe nga parlamenti, ku edhe opozita(sot mazhoranca) votuan pro kësaj kontrate. Një ndër pikat e marrëveshjes midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikano-gjermane “Hoçtief” e shndërruar më pas në "Tirana Airport Partners" thuhet se të gjitha fluturimet ndërkombëtare për një periudhë 20-vjeçare do të realizohen vetëm në Aeroportin e Rinasit. Kjo pikë e kësaj marrëveshjeje nxjerr jashtë loje aeroportin e Kukësit për ndërtimin e të cilit janë shpenzuar 30 milionë USD, qëjanë dhënë falas nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe, por pengojnë edhe investitorët e tjerë për të investuar në fushën e transportit ajror në Shqipëri. Miratimi i këtij ligji asokohe hasi në reagime nga përfaqësues të politikës, biznesit e mediave si dhe të komunitetit të Kukësit. Aeroporti i Kukësit është i gatshëm për fluturime që nga 20 nëntori i vitit ë kaluar. Në këtë datë ka përfunduar testimi “Floight Checking” ikëtij aeroporti. Një avion grek i specializuar së bashku me katër specialistë të fushës së testimeve të aeroporteve kanë realizuar testimin e sistemit të navigimit, i quajtur ndryshe “Floight Checking”. Pas kryerjes së këtij testi, aeroporti i Kukësit është i gatshëmpër kryerjen e fluturimeve me avionë të të gjitha llojeve që qarkullojnë kryesisht në Europë. Por megjithë përfundimin e këtij testimi përfundimtar, ky aeroport nuk është vënë në funksionim nga shteti shqiptar. Pas përfundimit të testimit të sistemit të navigimit, në Kukës u ngjallën shpresat seaeroporti i Kukësit do të fillojë të funksionojë edhe për faktin se këtë aeroport e ka vizituar drejtoresha e marketingut e kompanisë “Tirana Airport Partners” që ka me konçension aeroportin e Rinasit. Drejtoresha e marketingut e kompanisë gjermano-amerikane "Hochtief", ka pohuar në një takim me kryetarin e bashkisë së Kukësit se ekziston mundësia që kjo kompani të marrë në shfrytëzim aeroportin e Kukësit i cili do të përdoret kryesisht për pasagjerët nga Kosova. Punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit kanë filluar me 10 maj të vitit 2003 dhe kanë përfunduar në fund të tetorit të vitit 2005. Projekti i këtij aeroporti është financuar falas nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Zbatimi i projektit është realizuar nga firma e njohur kuvajtiane “AL-KHARAFI”, me përfaqësuesen e saj në Shqipëri “MAK-ALBANIA”. Sipas projektit dhe standardeve ndërkombëtare, Aeroporti i Kukësit është i kategorisë C, me gjatësi të pistës 1900 metër dhe gjerësi 70 metër. Aeroporti përbëhet nga terminali i pasagjerëve, kulla e drejtimit, pistë ulje e ngritje, brezi anësor jeshil i pistës, rrugët lidhëse, vendqëndrimi i avionëve për 6-7 avionë të tipave të ndryshëm, sistemi i ndriçimit, sistemi i ndriçimit të ulje ngritjeve, rrethimi i aeroportit me një gjatësi afërsisht 5000 metra, si dhe vendparkimi i mjeteve private. Aeroporti i Kukësit ndodhet në jug të këtij qyteti, në vendin e quajtur Fusha e Meteorit në Shtiqën, pranë fshati me të njëjtin emër, rreth 3 kilometër larg nga Kukësi, në lartësinë 353 metër mbi nivelin e detit. Aktualisht që nga qershori i vitit të kaluar aeroporti i Kukësit është në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Shqipërisë. Ndërkohë, me vendim të Këshillit të Ministrave, ky aeroport është marrë nën administrimin e shtetit shqiptar dhe Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Ervis Minollari ka pohuar më parë se ky aeroport do të vihet në eficencë pas zhvillimit të transportit të brendshëm ajror në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›